‘Bomba’ e gazetës gjermane Bild: Ja telefonata e Ramës në ‘Dosjen 184’

‘Bomba’ e gazetës gjermane Bild: Ja telefonata e Ramës në ‘Dosjen 184’

19:01, 14/05/2019

Gazeta më e madhe gjermane, Bild, ka publikuar një shkrim me akuza të forta ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Madje gazeta ka shkuar më larg, duke publikuar pjesë nga telefonata e Ramës, e përgjuar në dosjen ‘184’.

Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim.

Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafaj dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore! Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Po Rama vetë? Emri i tij lidhet shpesh me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë.

Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’.

Akuzat për blerjen e votave i ngre edhe ish-ministri i Drejtësisë i Ramës, Ylli Manjani, Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për BILD: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë”.

Manjani sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: “Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edvin17/05/2019 13:58

Qe E-drama ishte gjenerali,ne betejen per blerjen apo vjedhjen e votave,kjo nuk diskutohet.Por ajo qe mund te diskutohet eshte shkalla e suportit qe iu dha atij nga ish ambasadori Lu,ish ambasadorja Vlahu,ish ambasadori Italise,ambasadorja aktuale e Gjermanis dhe ky I "kercenuari"i OSBE-se!?

Bona16/05/2019 02:08

Koment per "Shqiptari" Te gjitha sa thua fatkeqesisht jane absolutisht te verteta. Pyetjes tende pse shba dhe evropa e lejojne kete gjendje, per mendimin tim shba nuk ja ka ngene te meret me shqiperine (ka lene nje gjysem ambasadore ktu) kurse evropa nepermjet lobimit ruso-serbo-grek, mbeshtet spastrimin etnik qe po i bejne shqiptarve.

Shqiptari14/05/2019 19:23

Shqiperia eshte kthyer si Italia e viteve '70-'80. Ku ligjin e benin Mafia dhe Gomorra. Qeveritaret dhe pushtetaret lokale ishin thjesh vegla ne duart e tyre. Por sot eshte bere me keq akoma, dhe do te behet akoma me keq, sepse nen kthetrat e grupeve kriminale mafioze nuk jane vetem disa qeveritare dhe pushtetare lokale, por e gjithe qeveria me kryeministrin e vendit. Keta te mbeshtetur fuqishem edhe nga misionaret e Evropes ne Shqiperi, nga perfaqesuesit e OSBE dhe BE, si edhe nga vete ambasada e SHBA, te gjithe te superpaguar nga parate e droges dhe korrupsionit, po e kthejne Shqiperine ne nje regjim autokrat diktatorial, ku Kushtetuta eshte KM, Gjykata kushtetuese dhe Gjykata e Larte eshte vete KM, kryeprokurori dhe kryegjyqtari eshte vete KM. Nje parlament ku kryetar eshte vete KM. Nje qeveri e perbere vetem nga zevendesministra sepse minister i cdo ministrie eshte vete KM. Vendi po shkon drejt nje mjerimi total, po behet vendi me i pajetueshem ne planet. Habitem se si qeverite e vendeve te BE dhe SHBA pajtohet me nje regjim te tille kaq absurd dhe i papajtueshem me asnje grime demokracie!!!! Cfare duhet me per nje popull qe te shpertheje ne nje revolucion demokratik!

Shto koment