A do të ketë zgjedhje më 30 qershor?/ Alibeaj: Në 2007-ën për një pretendim të Ramës

A do të ketë zgjedhje më 30 qershor?/ Alibeaj: Në 2007-ën për një pretendim të Ramës

16:47, 14/05/2019
A+ Aa A-

Gjatë intervistës për Syri.net, përballë gazetarit Bledian Koka, ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj komentoi edhe mundësinë e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ai solli si shembull vitin 2007, kur për një pretendim të Ramës, siç e quajti ai, zgjedhjet u shtynë nga muaji shtator në shkurt 2008.

Alibeaj u shpreh i bindur se, zgjedhje më 30 qershor dhe zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë.

“Në vitin 2007, për një pretendim të tijën jo vetëm që u shtynë, por nga tetori shkuam në shkurt. Nuk bëhet pengesë as ligji e as kushtetuta kur ka një vullnet të mirë politik, që shkon në favor të qytetarëve. Një gjë është e sigurtë: zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Zgjedhje të tjera me Ramën nuk do të ketë”, deklaroi Alibeaj.

A jeni të gatshëm të uleni në negociata dhe me kë?

“Me Ramën kryeministër nuk do të ketë. Kur themi një qeveri transitore, nuk nënkuptojmë një qeveri politike. Ka njerëz edhe jashtë politikës që në këto momente kaq të vështira mund të marrin këtë angazhim për të garantuar thjesht dhe vetëm zgjedhje të lira e të ndershme”, ishte përgjigja e Alibeajt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco