Rama sërish në konferencë të jashtëzakonshme, tani lyp dialog!

Rama sërish në konferencë të jashtëzakonshme, tani lyp dialog!

12:10, 14/05/2019
A+ Aa A-

Që nga protesta e të shtunës, Edi Rama, për herë të tretë në 48 orë është kujtuar të lutet; Kur do flasim?!

U tregua fillimisht ‘i hapu për dialog’ gjatë konferencës për shtyp ditën e diel ku u paraqit i rrënuar dhe i frikësuar, e përsëriti natën e mbrëmshme pasi ja kërkuan për herë të parë zyrtarisht të gjitha ambasadat perëndimore në bllok dhe të do dalë edhe ditën e sotme në orën 13.00, të lyp dialog.

‘Në 13.00 me gazetarët, pas regjistrimit të kandidatëve tanë për 61 bashkitë dhe listave të këshilltarëve bashkiakë për mandatin e ri të qeverisjes vendore. Koha për fushatën zgjedhore të 30 qershorit dhe për vijimin e përpjekjeve për dialog me të vetëpërjashtuarit nga zgjedhjet’, njofton Edi Rama në Twitter.

Nëse e vini re në këtë tekst, përpiqet që të mbajë ende me shpresa bashkëpunëtorët dhe militantët e tij në administratë, duke u hequr sikur arsyeja kryesore e kësaj konference të jashtëzakonshme brenda dy ditëve, janë kandidatët e tij për kryetar bashkie të cilët i emëron duke zhgaravitur piktura në zyrë. Në fund të njoftimit me vetëm një fjalë, flet ‘për dialogun me të vetëpërjashtuarit’.

Kjo situatë me lypje për të folur dhe dialoguar, të kujton atë me protestën e studentëve. Në fakt ngjashmëria është vetëm në mënyrën e zbythjes nën panik të Ramës, sepse këtë herë përball ka dhjetëra mijë qytetarë (me gjithë studentët brenda) të zemëruar deri në atë pikë, sa që e pa qartë me paralajmërimin e ditës së shtunë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo Bna14/05/2019 16:20

Si tha Enveri kur gjykonte Kadriun;??? Q... motrën! Kjo eshte motoja tani Jo "Rama Ik"! Por " Q.... Motrën"!

gramoz14/05/2019 15:26

I ka brekushet plot me mut, vetem nen efektin e kokaines me doza te larta trimerohet, kur doza mbaron efektin, kthehet ne realitet dhe i mbush brekushet prap.

Llaqi 14/05/2019 15:10

Ne 2009 Berisha i dha gjithcka kerkoi ndryshoi dhe sistemin,ekzistonin dhe gjykatat ,prokurori konsensual etj por prapë i humbi zgjedhjet na doli Ruzhdija edhe kjo nje fllucke sapuni .Keshtu tani pasi ka punuar shume mire ka bere pune te medha ???. Nuk ka gjykatat ,prokurori jo konsensual ,minimalisht duhet t'i kape opozitës c'keron .ndryshe jemi ne diktaturokraci.

t14/05/2019 12:25

Nuk ka dialog me ate psikopat akoma km.ai nuk di te dialogoje ne pozita te barabarte,eshte mesuar vetem te komandoje dhe nuk e perfytyron dot veten te barabarte ulur ne tryeze me ndoken e dulen

Shto koment

Denonco