Shkullaku: ‘Dollapin e arrestuan me urdhër pasi donin ti merrnin telefonin’

Shkullaku: ‘Dollapin e arrestuan me urdhër pasi donin ti merrnin telefonin’

22:41, 13/05/2019
A+ Aa A-

Analisti dhe gazetari i njohur, Armand Shkullaku, tha nga studio e emisionit ‘Opinion’ se dhuna dhe arrestimi ndaj Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike,  Sahit Dollapi ka qenë e orkestruar me urdhër të Edi Ramës dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Sipas analistit Shkullaku, Policia ka dashur ti marrë telefonit Dollapit pasi aty kishte të dhëna të rëndësishme për protestën.

‘Ai njeri aty ka qenë në punë të vetë. Nuk ka përplasje me policinë. Ai është identifikuar ky polici, ka pasur porosi të veçantë me radio për ta kapur. Janë interesuar t’i marrin telefonit. Gjëja e parë që bën është që fshin telefonin. Aty ka informacion për protestën, nuk ishte ndalim i rastësishëm. Kur godet policin politikani i vihen prangat arrestohet. Ajo që ma shton dyshimin është qëndrimi i ministrit dhe kryeministrit. Pse duket që ka qenë e planifikuar, nëse do kishim një përgjegjësi reale do kishte dy shkopinj gome dhe kaq…’, tha Shkullaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco