Basha: Nuk ka forcë në tokë të na ulë në pazar me të keqen

Basha: Nuk ka forcë në tokë të na ulë në pazar me të keqen

21:14, 13/05/2019
A+ Aa A-

Në mbyllje të marrshimit qytetar kreu i PD Lulzim Basha mbajti fjalimin përmbyllës, ku falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe qëndresën, pavarësisht reshjeve të shiut.

'Mirënjohje për ju zonja dhe zotërinj, motra dhe vëllezër. Shqipëria dhe Europa nuk e kishte njohur këtë qëndresë.

Për mbi 3 orë litarët e shiut e lidhën shpresën tuaj, me besimin në Zot, se Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë atje ku ishte 3 muaj më parë. Mirënjohje për qindra mijëra burra dhe gra, të rinj e të reja, edhe për të gjithë agjëruesit, Zoti jua shpërbleftë për sakrificën, nga Vlora, Shkodra, Devolli, Korça, Kukësi, Dibra, Hasi e Mati.

Sot treguam se nuk ka forcë në tokë që të na detyrojë që të ulemi e të bëjmë pazare me të keqen', u shpreh Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco