Arrestohet Dardan Molliqaj, burri i ministres së Edi Ramës

Arrestohet Dardan Molliqaj, burri i ministres së Edi Ramës

11:22, 13/05/2019

Partia Socialdemokrate e Kosovës njofton se Policia ka arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj.

Dardan Molliqaj është bashkëshorti i ministres së Arsimit në qeverinë e Edi Ramës, Besa Shahini.

Ai është arrestuar në banesën e tij dhe sipas PSD-së nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

‘Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme’, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj.

‘PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre’, thuhet në reagimin e PSD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari15/05/2019 20:54

Burri deputet ne Parlamentin e Kosoves, gruaja Ministre ne nje nga ministrite kryesore te Qeverise se Republikes se Shqiperise!!!!!!! Hajde BINGO, Hajdeeeeeeee!!!!!! Ku jane intelektualet, profesoret dhe akademiket e ndershem te PS? Pse rrine dhe i mbajne uturakun Rames, presin te hane ndonje gje qe ka rene brenda tek ai uturak qe quhet PS. Sa intelektual pa dinjitet, pa burreri dhe pa moral! Po cfare populli paskemi qene?!!!!!!!

gramoz13/05/2019 17:38

Po sigurisht qe nuk mund te jesh pjese e Ridhjerjes, pa qene vet ish i denuar dhe pa pasur nje pjestar te families te denuar per çeshtje ordinere, ndryshe çkuptim do kish emri Ridhjerje.

Shto koment