Mbledhja urgjente në PD/ Basha: Rama i ka shpallur luftë popullit të tij

Mbledhja urgjente në PD/ Basha: Rama i ka shpallur luftë popullit të tij

00:17, 12/05/2019
A+ Aa A-

Situata e rëndë në të cilën ndodhet vendi, dhunimi publik i Sahit Dollapit nga policia ka acaruar shumë situatën.

Pas pak minutash, në selinë e PD do të zhvillohet një mbledhje urgjente e kryesisë së partisë, grupit parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve.

Para këtij takimi, Basha bëri një deklaratë për mediat ku theksoi se, në këtë mbledhje do të vendoset se si do të procedohet.

“Qëndresë e paprecedentë në historinë e Shqipërisë. Të mos lejjmë më diktatin e krimit dhe skllavin e tij Edi Rama. Ju kërkoj ndjesë për vonesën pasi do të marrim vendimin se si do të vazhdojmë. Ju jeni protestues, qytetarë dhe prindër, por sot jeni armata e lirisë, shpresa e vetme që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa. Ndaj kërkoj mirëkuptimin tuaj për këtë mbledhje të jashtëzakonshme me strukturat për marrjen e vendimeve përkatëse", tha Basha para mediave dhe qytetarëve në oborrin e selisë së PD.

Sipas Bashës, kryeministri Rama i ka shpallur luftë popullit të tij.

Opozita protestoi sot në tre pika në kryeqytet duke nisur nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, për të vijuar më pas tek parlamenti dhe përfundimisht tek Drejtoria e Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e Sahit Dollapit, sekretarit organizativ të PD.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco