Dhuna policore ndaj zyrtarëve të PD-së/ Kryemadhi: Banda e Ramës dhe Lleshit do të përgjigjen

Dhuna policore ndaj zyrtarëve të PD-së/ Kryemadhi: Banda e Ramës dhe Lleshit do të përgjigjen

23:34, 11/05/2019
A+ Aa A-

Qeveria e inkriminuar e frikësuar dhe e tmerruar. Ky është mendimi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi pas dhunës policore ndaj dy zyrtarëve të PD-së, Sait Dollapi dhe Albana Vokshi.

Përmes një reagimi në Facebook, Kryemadhi shprehet se, përgjegjësit dhe ushtruesit e kësaj dhune shtetërore, me frymëzimin dhe nën urdhërat e Edi Ramës dhe bandës së tij, do të mbajë përgjegjësi deri në fund.

Reagimi i plotë i Kryemadhit:

Dhuna shtazarake e përdorur ndaj sekretarit organizativ të PD z. Sait Dollapi dhe znj. Albana Vokshi tregon qartë frikën dhe tmerrin që ka zënë këtë qeveri të inkriminuar. Asnjë deklaratë e blerë apo e sponsorizuar me paratë e drogës nuk e mbulon dot këtë krim që po ushtrohet ndaj çdo qytetari të Tiranes, pjesmarrës në protestë apo jo.

Përgjegjësit dhe ushtruesit e kësaj dhune shtetërore, me frymëzimin dhe nën urdhërat e Edi Ramës dhe bandës së tij, do të mbajë përgjegjësi deri në fund.

As dhuna fizike, as gazi helmues, as deklaratat e sponsorizuara në mbrojtje të saj nuk mund të mposhtë qëndresën e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për një Shqipëri demokratike dhe evropiane.

Asnjë hap pas!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco