Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Asnjë Ministër i Jashtëm s'e përfilli korrigjimin e kufijve, vetëm Thaçi dhe Rama e morën parasysh

Asnjë Ministër i Jashtëm s'e përfilli korrigjimin e kufijve, vetëm Thaçi dhe Rama e morën parasysh

11:01, 11/05/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë është e parealizueshme. Mustafaj, në “Express Intervistën” e KTV-së, ka thënë se korrigjimi i kufijve nuk është siç e paraqet Thaçi, që Kosova do të marrë territor e nuk do të japë. Sipas tij, ndryshimi i kufijve ishte gjithmonë tezë e Beogradit të cilët kanë pretenduar të marrin veriun e Kosovës.

Mustafaj thotë se ideja e korrigjimit të kufijve i është paraqitur secilit politikanë mirëpo një të tillë e kanë marrë parasysh vetëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Unë besoj që çdo njeri që ka qenë ministër i Jashtëm, ia kanë paraqitur këtë gjë, mirëpo askush nuk e ka përfillur. Ata kanë gjetur presidentin Hashim Thaçi për të ja paraqitur këtë ide, dhe Rama është i dyti i cili e ka marrë parasysh”, tha Mustafaj, raporton Koha.net.

Ai thotë se Edi Rama nuk e njeh fare historinë shqiptare dhe nuk ka ndjeshmëri dhe nuk e kupton interesin dhe territorin e kombit. “Rama është kollaj të manipulohet”, ka përfunduar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco