Sot pasdite protesta e madhe e opozitës, Basha: Jemi mazhoranca e re politike dhe morale e Shqipërisë

Sot pasdite protesta e madhe e opozitës, Basha: Jemi mazhoranca e re politike dhe morale e Shqipërisë

09:09, 11/05/2019
A+ Aa A-

Sot do të zhvillohet protesta e katërt kombëtare e opozitës shqiptare, e kryesuar nga Partia Demokratike.

Protestat pritet të fillojë në orën 18:30 por nuk është specifikuar kohëzgjatja e saj.

Partia Demokratike, prej disa javësh ka zhvilluar një sërë takimesh masive me qytetarët në rrethe të ndryshme, të cilat do të kulmojnë pikërisht sot pasdite me protestën e madhe që do të mbahet në Tiranë.

Ditën e sotme, gjatë tubimit të opozitës, do të jenë të pranishëm edhe 300 studentë të Partive Popullore Europiane.

Këtë fakt e bëri të ditur vetë kreu i PD-së, Basha, gjatë një takimi që zhvilloi dje ku theksoi se: “Kjo mori një stad të ri vetëdijesimi me 300 studentë të forumit të Partisë Popullore, partisë sonë nënë, që kanë kuptuar kauzën tonë dhe për këtë arsye janë në krahun e rinisë shqiptare dhe nesër, në orën 18:30, të rinjtë europianë nga Gjermania, Britania, Franca do të jenë në krahun tuaj në goditjen kundër tiranisë së krimit, për Shqipërinë si e gjithë Europa”.

Dje gjate fjales Basha theksoi se “Kjo betejë për jetë a vdekje nuk bëhet për pushtetin e Lulzim Bashës. E gjithë Shqipëria dhe Europa e di se ne jemi sot maxhoranca e re morale e politike e Shqipërisë. Por ne jemi në këtë betejë për një transformim të thellë që do t’i japë fund tranzicionit të zgjatur që do diktojë standardin europian në demokraci përmes një reforme të thellë politike dhe kushtetuese, standardin që do t’i trajtojë njësoj qytetarët para ligjit, jo ca si të nënës e ca si të njerkës. Ne s’jemi në betejë për 4 apo 8 vitet e ardhshme, ne jemi në betejë për 10-15 vitet e ardhshme që fëmijët e të gjithë Shqipërisë kurrë më të mos përjetojnë dhunën, arbitraritetin, varfërinë dhe mjerimin”.

Ka 3 muaj që opozita shqiptare ka filluar një seri protestash përmes të cilave kërkon largimin e Kryeministrit Rama dhe krjimin e një qeverie tranzitore e cila të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco