Basha premton tarifa zero për studentët: Misioni im, Shqipëria europiane të qeveriset nga rinia!

Basha premton tarifa zero për studentët: Misioni im, Shqipëria europiane të qeveriset nga rinia!

11:03, 10/05/2019
A+ Aa A-

Nga fjala e Lulzim Bashës në takimin me studentët e EDS.

“Ne do t’i japim fund kësaj gjendjeje, - tha Basha në fjalën e tij, lidhur me problemet e rinisë shqiptare, - jo thjesht e vetëm se jemi partia që e krijuan studentët, se pa rininë shqiptare të mirëarsimuar, nuk  mund të ketë Shqipëri europiane, ndaj prioriteti i PD është arsimi i lartë, për të cilin do të dyfishojmë buxhetin dhe do të bëjmë të mundur që asnjë i ri të mos mbetet pa studiuar për shkak të vështirësive ekonomike.

Do të zerojmë tarifën për “bachelor” dhe “master” për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do ta financojmë direkt nga buxheti dhe do ta përgjysmojmë për pjesën tjetër që vjen nga familje më të ardhura mbi 640 mijë. Do të përdorim çdo vit mbi 30 milionë dollarë për rinovimin e shpejtë të infrastrukturës së studentëve, laboratorë, konvikte...

Me respektin më të thellë dhe shpresën më të madhe për energjinë, vizionin dhe kurajon e studentëve shqiptarë, dua të deklaroj fare hapur: misioni im, misioni i lidershipit aktual të PD, është të shtrojë rrugën që Shqipëria europiane të qeveriset dhe të jetë në duart e rinisë shqiptare.

Na ndihmoni në këtë mision, sepse rruga ëhstë plot sfida, por e vetmja që na çdo drejt Europës.

Unë vetë kam studiuar në Holandë kur isha i ri dhe kam  pasur – i ri jam akoma – po para pak vitesh, dhe kam pasur shansin, privilegjin e rrallë jo thjesht të përfitoj nga cilësia europiane e mësimdhënies, por të induktohem me vlerat e bashkëjetesës demokratike.     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti10/05/2019 11:27

pse nuk vati basha ne varim bashadhe berisha qe u vra ajo vajza me mina ne lituani mbaj premtimi qe kedhene njerezve ne autobuz para se te vije kyretar bashkie ne autobuz kaqene orem11 oe12 diten hene209-201o dicka ose 2011

Shto koment

Denonco