'Tradhëtarët e Kombit'/ Berisha sulmon treshen Rama-Thaçi-Haxhiu: Më të zellshëm se padroni i tyre

'Tradhëtarët e Kombit'/ Berisha sulmon treshen Rama-Thaçi-Haxhiu: Më të zellshëm se padroni i tyre

18:48, 09/05/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se, treshja Rama-Thaçi-Haxhiu punojnë në kurriz të interesave kombëtare dhe në favor të projektit të Serbisë së Madhe.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ndër të tjera shkruan se, “pas Samitit të Berlinit, në të cilin treshja e vetme në historinë e botës shkoi si peng për të dhuruar sipas projektit të Beogradit territore të Kosovës padronit të tyre Vuçiç, por që u damkosën si faqezinj sa askush tjetër në historinë e samiteve ndërkombëtare dhe morën një jo të prerë për projektin e Serbise së Madhe, u takuan në Tiranë”.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

Argatet e Serbise se Madhe me zelltare se Padroni i tyre!

Takohen ne Tirane Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Argati in Chef!

Miq, Zografi Bis dhe Miladini shqipfoles dhe Argati in Chef, jo veriun por gjysmen e Kosoves jane gati te japin njeri per karrigen dhe tjetri per lekuren e tij.

Pas Samitit te Berlinit, ne te cilin treshja e vetme ne historine e botes shkoi si peng per te dhuruar sipas projektit te Beogradit territore te Kosoves padronit te tyre Vuçiç, por qe u damkosen si faqezinj sa askush tjeter ne historine e samiteve nderkombetare dhe moren nje jo te prere per projektin e Serbise se Madhe, u takuan ne Tirane. Mirepo ne rast se padroni i tyre Vuçiç i tha kombit te vet me pergjegjesine e shtetarit se ne Berlin projekti i Serbise se Madhe, i diskutuar dhe firmosur ne kulisa sekrete me argatet e tij te Tiranes dhe Prishtines, u varros perfundimisht dhe se pasojat e ketij deshtimi serbet do ti vuajne edhe per 20-30 vitet e ardhshme, argatet e tij shqipfoles tregohen me fanatik se padroni i tyre. Keta apatride vazhdojne te mbrojne dhe te tundin njeri per karrigen e vet dhe tjetri per lekuren e tij, flamurin e Serbise se Madhe.

Keshtu pas takimit te tyre ne Tirane, Zografi Bis perdori per zhurmues armen e tij te lindur, fjalorin e ulet, sharjen,gjuhen e halabakut ordiner ndaj te tjereve per te mbuluar aktin e tij antikombetar, antishqiptar.

Kurse Miladini shqipfoles njoftoi padronin e tij se dje ne takimin e argateve te Beogradit ne Tirane ata vazhduan diskutimin e frutshem njeri me tjetrin per projektin e Serbise se Madhe natyrisht duke e maskuar gjithnje ate sipas projektit te kulisave me lojra fjalesh, kesaj here jo me shkembimin, coptimin por me me “bashkengjitjen” e Presheves, Medvegjes, Bujanovcit me territorin e Kosoves.

Miq, keto deklarata deshmojne qarte dhe pa ekuivok se argatet jane me zelltare dhe me fanatik se sa padroni i tyre dhe se qendrojne te gatshem per sherbime ndaj tij deri ne minuten e fundit te jetes se tyre! sb

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco