Veliaj mburret me ‘çmime” për sheshin ‘Skënderbej’, Zhupa: Çmimi i vetëm që meriton, ështe simboli i korrupsionit të tij

Veliaj mburret me ‘çmime” për sheshin ‘Skënderbej’, Zhupa: Çmimi i vetëm që meriton, ështe simboli i korrupsionit të tij

19:29, 08/05/2019

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj mburret me çmimet ndërkombëtare që jepen nëpër bienale për Sheshin Skëndërbej.

Por për zëdhënësën për shtyp të Partisë Demokratike, Ina Zhupa,  çmimi i vertetë që meriton ky shesh, është simboli i korrupsionit të Veliajt, klientelizmit dhe punimeve me kosto të lartë.

“Sheshi “Skënderbej” meriton padyshim çmim si simbol i korrupsionit të Veliajt, klientelizmit dhe punimeve me kosto të lartë dhe cilësi të ulët!

17 milion euro kushtoi sheshi “Skënderbej” duke ju dhënë përherë ofertës më të lartë në fondin limit, Fusha shpk dhe firmes ku punon Rea Xhillari.

Tendera pa garë, ku fituesi ishte i paracaktuar, me vlerën 99% të fondit.

Sheshi ‘Skënderbej’ hyri në histori sepse u përmbyt për here të parë, kjo shkaktoi edhe dëme e përmbytje në Bibliotekën Kombëtare dhe arkivin e Bashkisë Tiranë. Patjetër që edhe këtë e meriton një çmim tjetër! Ndërsa parkingut nëntokësor të Sheshit i është shkatërruar plotësisht infrastruktura mbështetëse e prezantuar me pompozitet nga Veliaj!”, shkruan Zhupa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco