Afera e Unazës/ Shehaj: Banorë e ish deputeti në burg, Gjiknuri e Qëndro në krye të PS

Afera e Unazës/ Shehaj: Banorë e ish deputeti në burg, Gjiknuri e Qëndro në krye të PS

18:57, 08/05/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, e ka quajtur projektin e Unazës së Re që nga konceptimi deri në zbatim një projekt kriminal me qëllimin e qartë për grabitjen e miliona eurove nga paratë e shqiptarëve.

Për  Shehaj sot në burg duhet të ishin Damian Gjiknuri, Afrim Qëndro, ndërkohë që në burg ndodhen protestues që mbrojnë shtëpitë e tyre dhe ish-deputetë demokratë.

“Projekti i Unazës së Re është nga konceptimi deri në zbatim një projekt kriminal për grabitjen e miliona eurove nga paratë e shqiptarëve. Hajdutët u kapën me “plaçkën në duar” kur opozita zbuloi fantazmën DH Albania me anë të së cilës Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij do vidhnin dhe pastronin në SHBA rreth 30 milionë euro (përfshirë edhe fondet e vjedhura nga OSSHE).

Sot, të paktën Damian Gjiknuri, Afrim Qendro dhe juristët e ARRSH-së duhet të ishin në burg. Por kjo është qeveria e hajdutëve dhe kriminelëve, ndaj ata janë të lirë dhe në krye të Partisë Socialiste. Në burg janë banorët që mbrojnë shtëpitë e tyre nga vjedhja dhe politikanët si Klevis Balliu, i cili u ka qendruar banorëve pranë çdo ditë.

Në Shqipëri nuk do ketë kurrë drejtësi deri në ditën kur Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro nuk do të jenë pas hekurave të paktën për këtë vjedhje. Në Shqipëri nuk do të ketë kurrë drejtësi nëse prokurorët që zvarrisin, pengojnë dhe mbyllin hetimet për këtë megavjedhje nuk do japin edhe ata llogari për mbrojtjen e krimit.”, shkruan Shehaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco