Basha: Rama është njeri i mbaruar politikisht, qeveria e re do të kujdeset për ...

Basha: Rama është njeri i mbaruar politikisht, qeveria e re do të kujdeset për ...

17:10, 08/05/2019
A+ Aa A-

'Edi Rama është një njeri i mbaruar politikisht.'

Kështu deklaroi lideri demokrat Lulzim Basha për gazetarët, pas përfundimit të takimit entuziast që zhvilloi me qytetarët e Korçës.

Basha theksoi se “Aty ku ka qëndrese, aty ku ka pjesëmarrje, ku ka përballje, aty lind shpresa, lind besimi.”

Basha u shpreh i impresionuar nga pritja e bërë në Korçë por dhe shtoi se “Korça dhe Shqipëria, do të kenë një të ardhme më të mirë, me një qeveri që mendon për popullin dhe kujdeset për qytetarët”.

Deklarata e kreut te PD-se, Lulzim Basha për gazetarët:

'Edi Rama është një njeri i mbaruar politikisht. Ne jemi këtu sot jo vetëm për të konfirmuar vendosmërinë tonë për t’i shkuar deri në fund betejës sonë, që bëhet për çdo shqiptar, edhe për socialistët, por për të bërë që të kumbojë bashkë me vendosmërinë tonë edhe mesazhi i shpresës dhe besimit, tek e nesërmja e mirë që po vjen.

Ajo që më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme, është se bashkë me vargun e gjatë të makinave, që kishin dalë të më prisnin, të gjithë qytetarët e tjerë shprehën entuziazëm. Aty ku ka qëndrese, aty ku ka pjesëmarrje, ku ka përballje, aty lind shpresa, lind besimi.

Dhe falë qëndresës, përballjes dhe pjesëmarrjes, jo vetëm demokratëve, por të gjithë qytetarëve që i janë bashkuar kësaj beteje, ka rilindur shpresa dhe besimi se Korça dhe Shqipëria, do të kenë një të ardhme më të mirë, me një qeveri që mendon për popullin dhe kujdeset për qytetarët'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco