Heshtje kriminale e Manastërliut dhe narkoshtetit për helmimin e 106 qytetarëve në Bulqizë!

Heshtje kriminale e Manastërliut dhe narkoshtetit për helmimin e 106 qytetarëve në Bulqizë!

12:22, 06/05/2019
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha.

Heshtje kriminale e ndrikull Manastërliut dhe narkoshtetit për helmimin e mbi 106 qytetarëve në Bulqizë! Numri i të helmuarve rritet çdo orë!

Qe dje Bulqiza dhe qytetarët e saj përjetojnë një situatë të rrezikshme me aspekte dramatike.

Gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur pranë shërbimit shëndetësor mbi 106 qytetarë të të gjitha moshave të helmuar dhe jo pak prej tyre në gjendje të rëndë.

Shkaqet e këtij helmimi jane të paqarta. Prindër të fëmijëve të helmuar akuzojnë për mundësinë e helmimit të ujit në depo.

Mjekët dhe infermierët e Bulqizës janë përpjekur të ndihmojnë me të gjithë mundësitë e kufizuara të tyre, të sëmurët e helmuar.

Me këtë rast uroj nga zemra shërim të shpejtë, qytetarëve të helmuar, por dënoj me ashpërsinë më të madhe heshtjen kriminale të autoriteteve qëndrore, ndrikull Manastërliut, Vasal Kimikut, të cilët ndonëse janë 106 qytetarë të helmuar dhe numri i tyre vazhdon të rritet, nuk kanë dhënë asnjë njoftim për këtë ngjarje të rëndë. Kjo sepse në psikologjinë e skizoidit çdo lajm negativ dhe mbartësi i tij është armiqësor dhe armik që duhet mbuluar me harrese! Turp!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco