VIDEO/ Xhenierja që u vra nga mina, reagon Rama: Ra në krye të detyrës, i përjetshëm kujtimi i saj!

VIDEO/ Xhenierja që u vra nga mina, reagon Rama: Ra në krye të detyrës, i përjetshëm kujtimi i saj!

11:34, 06/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e jetës së efektives shqiptare në Letoni, Zarife Hasanaj dhe plagosjen e dy kolegëve të saj në krye të detyrës. Rama ka shkruar në Twitter: "Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave të Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë! Ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj."

Krahas Kryeministrit, një mesazh është dërguar edhe nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në rrjetet sociale: "Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife Hasanaj.  Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe.

Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco