PD refuzon Komisionin e Reformës Zgjedhore: Eshtë si parlamenti produkt i krimit të organizuar

PD refuzon Komisionin e Reformës Zgjedhore: Eshtë si parlamenti produkt i krimit të organizuar

10:54, 06/05/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike nuk do të çojë vëzhgues në Komisionin për Reformën Zgjedhore, siç kërkoi Kuvendi pak ditë më parë. PD e konsideron komisionin e reformës zgjedhore, njësoj si Parlamentin, “pa legjitimitet dhe produkt të zgjedhjeve të diktuara gjerësisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me paratë e pista të krimit”.

Në përgjigje të kërkesës së Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi shprehet: “Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare”.

Duke ritheksuar nevojën për Reformë të vërtetë Zgjedhore, PD shpreh bindjen se ajo duhet të realizohet e të zbatohet vetëm nga institucione apo parti që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Personat, subjekt i hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/1/2017 të Prokurorisë për Krimet e Rënda, janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi”- thuhet në përgjigjen e PD.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco