Kush është ish-drejtori i burgut famëkeq të komunizmit që pritet të përballet me krime kundër njerëzimit

Kush është ish-drejtori i burgut famëkeq të komunizmit që pritet të përballet me krime kundër njerëzimit

23:41, 05/05/2019
A+ Aa A-

Studiuesi Erald Kapri shprehet se hapja e dosjeve të komunizmit ka trazuar ujërat në sistemin e drejtësisë.

Në një intervistë për Ora News, ai thotë se dhjetëra njerëz që janë pjesë e këtij sistemi e ndjejnë veten të kërcënuar.

Madje ai zbuloi se nuk është çudi që një ish-drejtori i burgut të Qafë-Barit, Edmond Caja,  ti hapet një proces për krime kundër njerëzimit në Gjermani, pasi është bërë shtetas gjerman

“Është duke ndodhur ndaj dhe reagimi i një pale që është shumë e lidhur me të kaluarën komuniste është kaq e fortë. Janë me dhjetëra njerëz që punojnë në sistemin e drejtësisë që ndihen të kërcënuar. Po e ndjejnë lakun dalëngadalë, disa prej tyre kanë filluar të bëhen dhe publik, të reagojnë dhe ashpër. Ardhja në këtë moment ku procesi ligjor po rihapet dhe po futet ligji në lojë po e tensionon situatën. Ka pasur dhe elementë interesantë. Një ish-drejtori burgu nuk është çudi që ti hapet një proces për krime kundër njerëzimit në Gjermani sepse është bërë shtetas gjerman.Është çështje që nuk do të gjejë qetësi, dalëngadalë letrat do të hapen”, tregoi Kapri

Për studiuesin, do të duhen të paktën tre dekada të tjera që sbhoqëria shqiptare të bëjë paqe me të shkuarën e hidhur.

“Ndoshta edhe 20-30 vite të tjera do të duhen për të pranuar të kaluarën. Sot nuk e kemi për shumë arsye. Sa më shpejt shoqëria të ketë një kulturë më të madhe të kujtesës do të jetë një shoqëri më e mirë. Është një shprehje e njohur: Me njerëz të diktaturës nuk mund të bësh demokraci. Nuk po them se duhet të kemi ligj lustracioni por për disa shkëputje të mëdha kemi nevojë, jo thjesht mentale por edhe me individë të caktuar”, u shpreh Erald Kapri.

Edmond Caja dhe burgu i Qafë-Barit:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bbbbbbbb08/05/2019 19:38

Shqiperia eshte ne rrezik. Stop DIKTATURES KOMUNISTE!

Abdyl Skrapari07/05/2019 17:19

NUK MUN TE KE TE DREJTESI DHENUK MUND TE APLOKOHET DREJTESIA NE SHQIPERI. PPSH. PUNOI PESEDHJET VJET PER SHKATRIMIN TOTAL TE NJERIUT. KRIJOI NJERIUN E RI I CILI ASHT PROTAGONIST I JETES SHQIPTARE NE TE GJITHA FUSHAT. PASTAJ PARTIA E LA ATDHEUN NE DUART E SIGURTA U BETUAN PER TE MARRE STAFETEN PLUS BINDJEN E XHELATEVE SE KETA JANË PINJOLLA TE VERTETË PER KRYERJEN E DETYRËS ME NDER TASHMA PËR TË DAL NE MEJDAN PËR SHKATËRIMIN TOTAL TE SHQIPERISË. FAKTET JANE PROVE E GJALLË.

Askushi06/05/2019 08:16

Kriminelet, ata qe vrane e torturuan me mijra shqiptare ne sistemin diktatorjal te Enver kryekriminelit, nuk i gjeti asgje. Ata i mbrojti Sali Berisha, partija Demokratike. Ata sot jane me nenshtetsira te ndryshme, me pashaport nderkombetare, jetojne ne vendet perendimore mes te mirava, femijet e tyre me studime neper universitetet me te mira evropjane, neper punrat me te mira. Nje pjes tjeter jane ne parlament, ne qeverri, dhe ne zyrat shtetrore. Ndersa viktimat e tyre jetojne po ne kushte mizerabel, varferije, pa shtepi, shume prej tyre kane vdekur. Kjo ishte PD-ja e “ tyre” Fatkeqsisht drejtesija nuk u be asnje here.

Shto koment

Denonco