'Refleksionet' e Ramës/ Kur kryeministri e quante LANÇ-in një 'luftë civile me shtysë të jugosllavëve'

'Refleksionet' e Ramës/ Kur kryeministri e quante LANÇ-in një 'luftë civile me shtysë të jugosllavëve'

21:37, 05/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, u takua me veteranët e luftës ku shprehur respektin e tij për ata që, sipas tij, ‘morën armët për të luftuar kundër nazizmit e fashizmit’.

Reagimi, me sa duket, ka ardhur pas një shkrimi të Brizida Gjikondit, mbesa e Teki Kolanecit, komandant partizan gjatë luftës, e cila alarmohej se pse Institutit i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, një ent shtetëror, botonte libra ku nxihej lufta dhe cilësoheshin kriminelë njerëzit e saj (ndër ta edhe gjyshi i saj).

Me sa duket, formalisht, kryeministri ka marrë sot një qëndrim të ashpër ndaj ISKPK që drejtohet nga Agron Tufa, pasi duket se mendimet e tij janë të njëjta me ato të shkrimtartit. 

Mjafton të shfletosh librin ‘Refleksione’ që Rama, atëherë intelektual, ka botuar në bashkëautorësi me Ardian Klosin, ku e quan luftën partizane ‘luftë civile’ me shtysë të emisarëve jugosllavë.

 Ja çfarë shkruante Edi Rama:

"Duhet pranuar më në funde: hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë".

(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese «Albania», Tiranë 1992, f. 180-181)

Më tutje, në këtë manifest, Edi Rama shkruan: "Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencës e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci".

(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 181). /Politiko.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku05/05/2019 22:30

Epo ka ndërruar mëndje. Vetëm budallai (ai që nuk ka mëndje) nuk ndërron mëndje, lëre më se çfarë mund të bëjë i çmënduri, i droguari, sharlatani.....politikani.

Shto koment

Denonco