Nis Ramazani/ Urimi i Berishës: Muaji i lutjes, pastrimit të mëkateve dhe i solidarizimit njerëzor

Nis Ramazani/ Urimi i Berishës: Muaji i lutjes, pastrimit të mëkateve dhe i solidarizimit njerëzor

20:10, 05/05/2019
A+ Aa A-

Teksa nesër besimtarët myslimanë nisin agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, vjen edhe urimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ndër të tjera shkruan se, “ky është muaji i lutjes, pastrimit të mëkateve por dhe i solidarizimit njerëzor”.

Ja urimi i ish-kryeministrit:

Mesazh urimi për muajin e madhnueshëm të Ramazanit!

Te dashur miq, besimtaret muslimane çelin neser diten e pare te agjerimit per muajin e shenjte te ramazanit. Nepermjet saktifices dhe vetepermbajtjes cdonjeri prej tyre kerkon meshiren dhe shpetimin hyjnor, por dhe afrohet njekohesisht me prane atyre qe vuajne. Ndaj ky eshte muaji i lutjes, pastrimit te mekateve por dhe i solidarizimit njerezor. Me kete rast i uroj agjeruesve agjerim te lehte e te pranuar prej te Madhit Zot! sb

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco