VIDEO/ 'Opozita është shumicë', Kryemadhi: Koha e Ramës dhe e etërve të tij ka mbaruar

VIDEO/ 'Opozita është shumicë', Kryemadhi: Koha e Ramës dhe e etërve të tij ka mbaruar

20:04, 05/05/2019
A+ Aa A-

Opozita e bashkuar është sot shumicë në Shqipëri. E këtij mendimi është kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shton se, koha e kryeministrit Edi Rama dhe e etërve të tij ka mbaruar në Shqipëri.

Ja çfarë shkruan Kryemadhi:

Me sondazhe dhe pa sondazhe, ne jemi shumicë. Sepse në njërën anë është një njeri me grusht kriminelësh dhe oligarkësh dhe disa kërpudha që janë kthyer në fasada të tij.

Dhe në anën tjetër janë shumica e shqiptarëve që duan integrimin e Shqipërisë. Dhe sot shumica është opozita e bashkuar dhe jo vetëm, por me të gjithë ata shqiptarë të cilët duhet të bashkohen dhe të rrëzojnë këtë regjim kriminal.

Protestat tona dhe mosbindja civile do të vazhdojnë derisa sulltani i krimit të bindet me hir a me pahir se në Shqipëri do apo nuk do ai, do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët. Koha e tij dhe e etërve të tij ka mbaruar në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco