FOTO/ ‘E kthyem Vlorën në Venezia’, rrjeti tallet me Ramën dhe Lelin

FOTO/ ‘E kthyem Vlorën në Venezia’, rrjeti tallet me Ramën dhe Lelin

16:58, 05/05/2019
A+ Aa A-

Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, që shtrihet deri në në Skelë, është gdhirë mëngjesin e sotëm i mbuluar nga uji dhe vazhdon dhe në orët e pasdites të jetë i përmbytur.

Kujtojmë se vetëm rikonstruktimi i këtij bulevardi ka kushtuar 8 milionë euro dhe është financuar nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV”.

Por siç duket, sa herë bie shi Vlora shndërrohet në Venezia.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërthejnë meme tallëse në adresë të kryeministrit Edi Rama, deputet i Vlorës dhe të kryebashkiakut Dritan Leli. /Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco