President ii Republikës Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Meta shkruan “Koha kur jetojmë, reflekton probleme të shumta, brenda familjeve shqiptare, por edhe në mbarë shoqërinë tonë. Mungesa e dashurisë, solidaritetit e humanizmit, padrejtësitë, korrupsioni, arroganca dhe egoja e pafre, inati e smira, interesi personal, por dhe lakmia, shpeshherë godasin rëndë ekuilibrat shoqërorë dhe vlerat më të mira fetare, njerëzore e kombëtare, me të cilat ne krenohemi.”.
Ja postimi i plotë i kreut të Shtetit
Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë,
Nga zemra u uroj ju dhe mbarë popullit, Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës e të reflektimit, por edhe të dhënies së provave të pafundme të forcës së besimit në Zot!
Agjërim të lehtë, të shëndetshëm dhe të pranuar, mbarësi dhe begati në familjet tuaja dhe Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur atë më së miri!
Ky Muaj i madhërishëm, jo vetëm lartëson shpirtin dhe e pastron atë nga veset, por kthjellon mendjen e rikthen gëzimin. Ramazani është sfida që njeriu i bën vetes në raport me përmbushjen e përgjegjësive të tij para Zotit, por edhe para familjes, shoqërisë e kombit. Më shumë shpresë e besim, dashuri, paqe e kohezion social, vëllazëri, drejtësi e solidaritet, janë mesazhet që përcjellim këtë Muaj.
Koha kur jetojmë, reflekton probleme të shumta, brenda familjeve shqiptare, por edhe në mbarë shoqërinë tonë. Mungesa e dashurisë, solidaritetit e humanizmit, padrejtësitë, korrupsioni, arroganca dhe egoja e pafre, inati e smira, interesi personal, por dhe lakmia, shpeshherë godasin rëndë ekuilibrat shoqërorë dhe vlerat më të mira fetare, njerëzore e kombëtare, me të cilat ne krenohemi.
Rinia sot është e prekur nga krimi, droga, bixhozi e fajdet, largimi nga arsimi e edukimi cilësor, papunësia dhe fenomene të tjera negative. Në këtë Muaj të shenjtë, të reflektojmë për të bërë ç’është e mundur, për pastrimin shpirtëror, moral e social të rinisë sonë dhe për forcimin e shtyllës më të fortë të shoqërisë, familjes.
Kemi nevojë, dhe agjerimi e jep këtë mundësi, të pendohemi për gabimet tona e t’i kërkojmë falje Zotit për gjithçka, duke u përmirësuar në funksion të përqafimit të vlerave më të mira hyjnore e humane që na mundësojnë një të ardhme më të begatë, në familjen europiane.
Le të shërbejë ky Muaj, si mesazh i qartë, se bashkërisht duhet të përpiqemi dhe pavarësisht sakrificave që kërkohen, të afrojmë më shumë zemrat tona, të zgjatim dorën e bashkëpunimit dhe të unifikojmë shqetësimet e të gjejmë zgjidhjen e tyre. Vendi ka nevojë për shpresë dhe të bashkuar ne duhet dhe mund t’ja dalim!
GËZUAR MUAJIN E SHENJTË TË RAMAZANIT!????????
© SYRI.net
Z. President! Normale te duket Shqiperia sot, kur KM hajvan i Shqiperise, cdo deshtim si brenda dhe ne arenen nderkombetare e quan sukses?!!! Merkel e tha troc dhe hapur fare: Per hapjen e negociatave nuk e meritoni asfare ne qershor, te shohim ne vjeshte!!! Por diplomatikisht e tha qe, nuk kemi kohe te merremi me ju ne qershor, sepse kemi "hallet" tona per shkak te zgjedhjeve evropiane!!! Ka tallje me te madhe?? Vetem trutharet rilindas e "besojne" nga e keqja kryemashtruesin e tyre te pacipe dhe komplet skizofren. Po presim levizjen e radhes nga JU z.President. Sigurisht nese jeni i pergjegjeshem se cfare po i ndosh kombit shqiptar nga kryemonstra Rama. Uroj qe ti kesh seriozisht ato qe thua ne leter!
Ky krye hajduti ordiner,ky krye grabitsi, ky krye pazarciu, ka surrat te flasi....