Kriza në Shqipëri ka vetëm një zgjidhje: Zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Kriza në Shqipëri ka vetëm një zgjidhje: Zgjedhje të lira dhe të ndershme!

14:35, 04/05/2019
A+ Aa A-

“Duhet të ndalohet blerja e votës, të bëhen zgjedhje të drejta. Duhet ta luftoni dhe ndaloni blerjen e votave. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë zgjidhja. Për këtë duhet të keni regjistrin elektoral që duhet të jetë i pastër. Ju duhet të luftoni që politikanët të mos blihen dhe të mos blejnë”, ka deklaruar eurodeputetja, Doris Pack, ditën e sotme nga Shkodra.

Ajo gjithashtu është treguar e ashpër edhe devijimin e drejtësisë, e cila siaps saj është e kapur nga politika. Por dhe pse skeptike, Pack thotë se me vetingun mund të ketë ndryshime në këtë aspekt.

“Problemi është se drejtësia është në dorë të politikës, në momentin që kjo ndryshon atëherë do ketë një sistem drejtësie që funksionon. Keni vettingun që shpresojmë të ndryshojë situatën. Të korruptuarit duhet të dalin në gjykatë por gjykatë s’ka dhe këtë nuk e kuptoj. Ju duhet ta zgjidhni këtë çështje”, theksoi ajo

Doris Pack pranon se me Ramën ka patur diferencat e saj, por shton se të njëjtat vërejtje do t’i bënte edhe Lulzim Bashës po të ishte në vend të tij.

“Unë jam këtu sepse më pëlqen Shqipëria, ju dua, i them gjëra dhe kritikoj shumë. Me z.Rama kam patur diferencat e mia dhe ajo që mua më intereson është mirëqenia e qytetarëve. Nuk më interesojnë partitë dhe politika. Kush punon për mirëqënien ajo është politika më e mirë. Edhe Basha po të jetë do ti them të njëjtat gjëra”, tha Doris Pack.

Këto deklarata Doris Pack i bëri gjatë Akademisë së Lidershipit Rinor, një aktivitet i organizuar në qytetin e Shkodrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco