Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Platforma e plotë/ '50% rritje page në 4 vite për mësuesit', ja angazhimet e LSI për të rinjtë, arsimin, fermerët

Platforma e plotë/ '50% rritje page në 4 vite për mësuesit', ja angazhimet e LSI për të rinjtë, arsimin, fermerët

14:32, 04/05/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar sot në Konventën e Partisë, platformën ekonomike më të cilën LSI do të paraqitet para shqiptarëve me të ardhur në pushtetm ku në thelb mbetet garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

LSI premton ulje të barrës fiskale mbi biznesin dhe individin, duke thjeshtuar  sistemin fiskal dhe uljen e barrës fiskale, përmes një takse të sheshtë prej 10% për tatim fitimin dhe të ardhurat personale, TVSH  0% për prodhimin bujqësor, TVSh 6 % për produktet e shportës; Heqja e pagesës së TVSh-së në doganë; Pagesë fikse tatimi prej 30 mijë lekësh në vit për gjithë bizneset me xhiro vjetore nga 2 deri 8 milionë lekë në vit.

Po kështu LSI do të ketë mbështetje parësore për arsimin, ku premton se do të ketë rritje pagash 50 për qind për mësuesit në katër vite.

R E Z O L U T A E VOTUAR NGA DELEGATËT E KONVENTËS SË LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM

Lëvizja Socialiste për Integrim,

Duke vlerësuar se situata politike, ekonomike e sociale në vend është nga më të vështirat e gjithë periudhës së tranzicionit;

Se mazhoranca sot është tërësisht e paaftë për të qeverisur vendin dhe për të çuar përpara procesin e integrimit në Europë.

Se ajo ka zgjedhur arrogancën dhe paligjshmërinë në gjithë veprimtarinë e saj, duke rrënuar tërësisht respektin e saj për Kushtetutën, ligjin dhe ligjshmërinë;

Duke provuar se mazhoranca ka shkatërruar ne themel institucionin e zgjedhjeve, duke u lidhur me krimin dhe duke u rënë peng i tij;

Në kushtet kur Ekonomia e Shqipërisë është e marrë peng nga pak oligarkë, të cilët janë përfituesit kryesorë të parave publike dhe pasurive kombëtare duke thelluar polarizimin ekonomik e social të shoqërisë;

Dhe shoqëria shqiptare, kryesisht rinia, gjendet sot përpara një krize të thellë të besimit dhe po përjeton një emigrim masiv;

Lëvizja Socialiste për Integrim, me përgjegjësi kombëtare e politike, shpall si objektiv madhor kthimin e besimit të qytetarëve te shteti, te Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët!

Për këtë LSI-ja synon të garantojë:

1.      Vendosjen e shtetit në themelet ligjore dhe kushtetuese nëpërmjet:

(i)    Realizimit të zgjedhje të lira e të ndershme, duke eliminuar dhe ndëshkuar rëndë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve nëpërmjet parasë, intimidimit dhe forcës, procesit të manipuluar zgjedhor.  Qytetari është sovran nëpërmjet votës së tij.

(ii)   Ndalimit të trafikut parlamentar, me sanksionimin në Kodin Zgjedhor të rregullave të qarta të zgjedhjes dhe veprimtarisë së përfaqësuesve të zgjedhur.

(iii)            Përfundimit të reformës në drejtësi, duke evituar kapjen e sistemit nga mazhoranca aktuale dhe duke vendosur ligjshmërinë, integritetin dhe paanshmërinë e tij.

(iv)            Forcimit të sistemit të llogaridhënies përpara ligjit dhe qytetarëve të veprimtarisë së përfaqësuesve të zgjedhur si dhe funksionarëve publikë në qeverisje.

(v)              Plotësimit sipas ligjit të institucioneve kushtetuese dhe forcimit të sistemit të kontrollit dhe balancës mes pushteteve.

(vi)            Forcimit të rendit publik dhe rritjes së sigurisë së jetës së qytetarëve.

 2.      Realizimin e reformave të integrimit me përqasje gjithëpërfshirëse. Mobilizimin e gjithë kapaciteteve kombëtare politike, të shoqërisë civile dhe akademisë, në procesin e negociatave për anëtarësim në BE.

3.      Rritjen ekonomike dhe punësimin, nëpërmjet:

(i)           Çlirimit të ekonomisë nga oligarkët dhe monopolet dhe nxitjes së veprimtarisë ekonomike duke ulur taksat dhe duke respektuar rregullat e tregut të lirë.

(ii)              Thjeshtimit të pagesës së detyrimeve fiskale duke evituar korrupsionin. Shpërndarje më të drejtë dhe të prekshme tek pagat dhe pensionet.

(iii)            Forcimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, me mbështetje për start-up-et, veçanërisht në fushën e IT dhe inovacionit.

(iv)            Nxitjes së punësimit që në bankat e shkollave të mesme e profesionale. Lidhje të drejtpërdrejtë të veprimtarisë ekonomike me sistemin arsimor, veçanërisht me shkollat teknike, profesionale dhe shkollat e larta për shkencat e aplikuara.

(v)              Rritje te produktivitetit dhe eksporteve. Mbështetje për inovacionin.

(vi)            Mbështetje parësore për bujqësinë si sektor kryesor ekonomik. Zhvillimi të industrisë së agropërpunimit.

(vii)          Krijimi i një klime dhe hapësire miqësore për biznes, mbështetje për investimet e vendit dhe të huaja.

4.      Kthimin e besimit te rinia dhe mbështetje për familjet e reja.

(i)                Kthimi i besimit nëpërmjet ofrimit të mundësive konkrete dhe të barabarta për arsimim dhe punësim.

(ii)              Ndalje e tkurrjes së popullsisë.

(iii)            Mbështetje për strehim për familjet e reja dhe rritje të lindshmërisë.

 PËR REALIZIMIN E OBJEKTIVAVE TE SAJ, LSI-ja PROPOZON MASA DHE POLITIKA KONKRETE

1.      (i) Ulje e barrës fiskale mbi biznesin dhe individin:                                        

Thjeshtëzim i sistemit fiskal dhe ulje e barrës fiskale, përmes një takse të sheshtë prej 10% për tatim fitimin dhe të ardhurat personale.

(ii) TVSH  0% për prodhimin bujqësor

(iii) TVSh 6 % për produktet e shportës;

(iv) Heqja e pagesës së TVSh-së në doganë.

(v) Pagesë fikse tatimi prej 30 mijë lekësh në vit për gjithë bizneset me xhiro vjetore nga 2 deri 8 milionë lekë në vit.

(vi)  Heqja e tatimit të transferimit të pronësisë së pasurive të paluajtshme.

Pagesa vetëm 1% takse mbi shumën e transaksionit. Për blerjen e shtëpisë së parë pagesa është 0.

(viii)        Ulje e tavanit të taksave vendore për t’i dhënë fund abuzimit me to.

(ix)            Mbështetje me grant 20000 euro për start-up-et.

2.      Sektor kryesor ekonomik – Bujqësia

(i)Subvencionim i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh. (100 milionë Euro në vit);

(ii) Subvencionim i vlerës së interesit bankar për çdo kredi të dhënë për infrastrukturë, serra, stalla, për industrinë agropërpunuese. Ofrim i tokës shtetërore për aktivitetet agropërpunuese.

(iii) Ndërtimi i sistemit të Kartës së Fermerit me zbatimin e së cilës bëhet zbritja automatike e pagesës së TVSh-së për imputet bujqësore, plehra kimike, fidanë, fara, naftë.

(iv) Konsolidim i rajonalizimit të prodhimit bujqësor.

(v) Dhënie e çertifikatave të pronësisë mbi tokën brenda dy viteve të para të qeverisjes.

(vi) Targetim i zëvendësimit me përparësi të importeve të produkteve të përpunuara me prodhime vendi.

(vii)Forcim i sigurisë ushqimore. Inpute të sigurta dhe proces prodhimi i sigurt. Ndërtimi i një laboratori të kontrollit ushqimor për çdo qark.

3.      Mbështetje parësore për arsimin –

(i)Dyfishim buxheti për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe paga mësuesish. Rritje pagash për mësuesit 50 % në 4 vite;

(ii) Rritje e cilësisë së mësimdhënies.

(iii)Rritje e autonomisë universitare që u garanton studentëve dhe pedagogëve rritje të cilësisë së mësim-dhënies dhe lidhje me tregun e punës.

(iv) Orientim i 50% të temave studimore në Programet Master dhe PHD në çështje konkrete të zhvillimit të ekonomisë.

(v) Realizimi i Programit “Mëso dhe fito” për shkollat profesionale (punësim me pagë dhe mësim) dhe për shkencat e aplikuara;

4.      Mbështetje e Familjes së re

(i)Krijimi i fondit të shtëpive për familjet e reja.

(ii)Punësim parësor për të paktën një nga prindërit e një familje me fëmijë.

Paraqitur për miratim, sot dt 4 Maj 2019, ne Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco