Kryemadhi: Nuk frymëzohen shqiptarët me 'Rama ik' apo 'Luli-Mona hajde', duhet të fitojmë zemrat!

Kryemadhi: Nuk frymëzohen shqiptarët me 'Rama ik' apo 'Luli-Mona hajde', duhet të fitojmë zemrat!

13:04, 04/05/2019
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së saj në në Konventën Kombëtare të LSI, kryetarja e kësaj force politike I është kundërpërgjigjur Edi Ramës që e quan “fallxhore”, duke “hedhur fall” dhe deklaruar, se si fallxhore e parashikojë Shqipërinë të begatë pa Edi Ramën. Ajo ka theksuar gjithashtu nuk frymëzohen shqiptarët me parulla “Rama ik, apo Luli-Mona hajde”, por duhet të fitojmë buzëqeshjen e njerëzve.

“Si fallxhore dhe doktoreshë e parashikoj Shqipëri të begatë pa Ramën, pa qeverinë e kapur nga krimi dhe oligarkët. LSI nuk e bëjnë njerëzit, e bën shpirti, e bën ndjenja dhe dashuria që kemi për njëri tjetrin. Nuk frymëzohen shqiptarët as më parullën “Rama ik, apo Luli-Mona hajde’. Jam shumë e ndërgjegjshme, por nuk është aq e lehtë të entuziazmosh 600 mijë shqiptarë që ushqehen me 5 dollarë në ditë. Një nënë që nuk ka para të ushqeje familjen dhe të çojë fëmijën në shkollë të lartë. Ne mund të fitojmë buzëqeshjen e njerëzve dhe zemrat e shqiptarëve nëse nënshkruajmë kontratë me ta, dhe duhet të jetë e vërtetë, t’i presim dorën oligarkëve, duhet të ngremë sistem që të presë çdo dorë që tenton ta bëjë këtë”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari04/05/2019 14:10

Mbasi lodhen tu bertit “Rama ik” marrin leje per pushim nja 2-3 jave. Pastaj me forca të reja fillijne 8 oreshin _ e pastaj avazi: e premte , e shtune , e djele, lulzim, me falni pushim dhe keshtu fillon Java e re...”nuk do kete zgjedhje pa opoziten”

Shto koment

Denonco