Dëmin e parë nga regjimi i Ramës desh e pësoi Kosova, pazarxhinjtë guxuan të hedhin në treg ndarjen e saj!

Dëmin e parë nga regjimi i Ramës desh e pësoi Kosova, pazarxhinjtë guxuan të hedhin në treg ndarjen e saj!

12:57, 04/05/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka drejtuar një mesazh domethënës sot, jo shqiptarëve, por të huajve të interesuar për Shqipërisë për t’ua bërë të ditur se spe opozita shqiptare u detyrua të djegë mandatet.

“Po u drejtohem më shumë të huajve sesa shqiptarëve, - tha Kryemadhi. - Dëmin e parë nga kjo qeveri dhe nga regjimi i Ramës desh e pësuan vëllezërit tanë në Kosovë, pikërisht nga ky regjim që ka në themel mashtrimin dhe jo transparencën.

Pikërisht se trëndafilin e PS e ka zëvendësuar me uturakun e qarqeve antishqiptare, se në politike dhe diplomaci flasin me gjuhën e PPP-ve, guxuan derisa ta hedhin në treg për turpin e tyre, ndarjen e Kosovës dhe u desh një samit i tërë për t’u thënë JO, pazarxhinjve të trojeve shqiptare!

Sa më shpejt të shembet ky regjim, aq ms shpejt Shqipëria do të kthehet në shtëpinë e shqiptarëve!” theksoi Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco