Premtimi i Bashës: Do t'u heq buxhetin 4-5 oligarkëve, për t'ia kthyer punësimit të të rinjve

Premtimi i Bashës: Do t'u heq buxhetin 4-5 oligarkëve, për t'ia kthyer punësimit të të rinjve

12:46, 04/05/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha ka folur nga Lezha edhe programin ekonomik të Partisë Demokratik, me ardhjen në pushtet.

Basha premtoi se do të ketë ulje taksash që do të shkojnë në funksion të rritjes së punësimit

‘Në fund të kësaj beteje e pret një qeveri dhe një kryeministër që do vendosë taksa më të ulëta në funksion të një prioriteti absolut të PD, punësimin, punësimin. Kjo është masa e parë stabilizuese por kemi një vizion të plotë për ta kthyer punësimin në një realitet të prekshëm.

Duhet ta kthejmë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja. Potenciali është këtu. Evropa do ketë nevojë për 2 mln vende të reja pune. Duhet t’i japim fund korrupsionit, duhet të trajnojmë, në të gjitha fushat profesionistë”, tha Basha.

Më tej Basha shtoi se për të arritur këto qëllime nuk mjafton vetëm vizioni, por duhet edhe vullnet, në mënyrë që tu hiqet buxheti 4-5 oligarkëve dhe për të punësuar qindra-mijëra studentë që punojnë në kushtet më të zeza/

“Sa është fatura e abuzimit të kësaj qeverie, vitin e kaluar 1.7 mld euro. Të vetmit që duhet të kenë frikë nga ardhja e PD dhe opozitës në pushtet janë ata 4-5 oligarkë të cilëve do tua marrim ato para për tua dhënë studentëve, të rinjve shqiptarë. Unë e di që kanë frikë dhe iu them bëni mirë të keni frikë sepse kjo do të bëhet me ndihmën e Zotit, bashkimin e shqiptarëve”, tha Basha.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco