Vijnë fakte tronditëse nga Beogradi, për implikimin e Ramës në ndarjen e Kosovës

Vijnë fakte tronditëse nga Beogradi, për implikimin e Ramës në ndarjen e Kosovës

12:33, 04/05/2019
A+ Aa A-

Pas përfundimit të Samitit të Berlinit ku ju vendos edhe zyrtarisht “vija e kuqe”, planit malinj për ndarjen e Kosovës, dita ditës dalin edhe fakte të reja për protagonistët e tij. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dje e deklaroi se ideja e këtij plani ishte i tiji, por me dëshpërim shtoi se ai dështoi. Çështja është se mirë që ky projekt ishte gatuar në Beograd, po presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama, përse u përfshinë dhe u bënë partizanë të tij. Një përgjigje për këtë e jep gjatë një interviste për median serbe “Vreme” (Koha), kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko. Ajo zbulon fakte tronditëse të përfshirjes së Edi Ramës në këtë plan dhe ide të Vuçiç, për të marrë troje të Kosovës me viston e dy krerëve shqiptarë në tavolinë.

“Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra», ka lëshuar “bombën” në këtë intervistë Biserko.

Pas kësaj ajo tregon, se idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev.

 “Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit, përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”, thotë Biserko.

Më poshtë në intervistë, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për Serbinë rrëfen edhe rolin e mentorit të Edi Ramës, Xhorxh Soros, në këtë plan për copëtimin e Kosovës, nëpërmjet të birit të tij, Aleksit, fakt që është denoncuar shpesh në disa media të Tiranës.

“Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës”, deklaron ajo.

Në deklarimet e saj publike Sonja Biserko ka qenë mjaft e zëshme muajve të fundit kundër idesë së Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit të mbështetur edhe nga Edi Rama, për ndarjen e Kosovës. Për këtë presidenti serb Vuçiç e ka shpallur armike të Serbisë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Keno, bythlepiresi i Ripjelljes!07/05/2019 20:01

Po keta serbet perfshire she Vuçiç pse e nxjerrin laskuriq kete palloshin tone te Ripjelljes!?

Noci noc07/05/2019 05:10

Esat pasha rilindjes. Merito te njejtin fund.

I deleguari04/05/2019 14:21

Pasi ju turr Haradinajt,te shohim se si do tja dhjesi Edvin Legeni ketyre të Beogradit qe nxjerrin ne shesh muhabetet e tavolinave të udheheqesit rajonal!

Taku04/05/2019 13:15

Qe nuk ja arriten qellimit keta tradhetar te kombit Shqipetar Ka merit vetem kryeministri i Kosoves Ramush haradinaj.Bravo Ramush. Jo si Lul kastraveci qe votoi reformen ne drejtesi e tani n'a tregon brrockulla se u friksua nga gjoja amerikanet.

Shto koment

Denonco