Basha thirrje të fortë shqiptarëve: 'Më 11 Maj të gjithë bashkë në shesh për të shporrur diktaturën e Ramës’

Basha thirrje të fortë shqiptarëve: 'Më 11 Maj të gjithë bashkë në shesh për të shporrur diktaturën e Ramës’

12:32, 04/05/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, u ka bërë thirrje nga Lezha të gjithë shqiptarëve ti bashkohen protestës së madhe që do të mbahet nga opozita më 11 maj, për tiu bashkuar vlera të demokracisë që janë vlerat e Europës dhe të Amerikës.

‘Ne jemi për  vlerat e Amerikës,  për vlerat e Europës. Vëllezër dhe motra janë këto vlera për të cilët do të luftojmë dhëmbë për dhëmbë, rrugë më rrugë, qytet më qytet. 11 Maji na thërret për një tjetër përballje vendimtare, të vlerave tona, të vlerave të demokracisë.

Kjo tirani nuk do ia dalë ti vendosë duvakun popullin.

Qe nga dita e nesërme, e diela e Zotit për Katolikët deri deri në të shtunën e ardhshme, duhet ta bëjmë një tjetër kuotë monumentale për Shqipërinë. Shqipërinë nuk do ia lejmë në dorë krimit.  Zoti e bekoftë Shqipërinë”, iu drejtua Basha shqiptarëve

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco