Berisha: Një vrasje tjetër shtetërore në burgjet skëterrë  të regjimit të Kakistokracisë, thirrje Këshillit të Europës

Berisha: Një vrasje tjetër shtetërore në burgjet skëterrë të regjimit të Kakistokracisë, thirrje Këshillit të Europës

12:08, 04/05/2019
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha.

Këto ditë, serisë së dhjetëra e dhjetëra qytetarëve fatzinj, që vuajnë dënimet në burgjet skëterrë të narkoshtetit, i shtohet viktima e radhës në burgun e Bençës të Tepelenës, ku humbi jetën 50-vjeçari Artur Zhupa, i cili mbahej prej tre vitesh në burg sepse më datë 20.08 2016, në makinën e tij u gjendën 13,4 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Autoritetet e narkoshtetit njoftuan se i sëmuri vdiq nga infarkti i miokardit.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit Artur Zhupa për humbjen e njeriut tyre të dashur, por njëkohësisht denoncoj vdekjen e këtij qytetari si një vrasje e mirëfilltë shteterore.

Akuzoj narkoshtetin për vrasjen e tij sepse vetëm në një narkoshtet dhe askund tjetër në botë mund të ndodhë që qytetari mbahet 3 vjet në burg për 13 gr hashash, ndërkohë kur nipi i diktatorit Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar të pasluftës, del nga burgu për tre vjet, ndonëse anëtar kryesor së bashku me Olsi Ramën i grupit të Xibrakës, grupit që dispononte fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan, ose lirohet brenda dy viteve megatrafikanti i magazinës me se paku 13 -24 tonalata kanabis në rrethin e Përmetit. Vetëm në shtetin e trafikanteve, gangstereve, horrave mund te ndodhe kjo.

Përveç kësaj, ajo është një vrasje shtetërore, sepse përveçse për bandat e lidhura me Edvinin, për mijëra të burgosur të tjerë, burgjet e Shqipërisë janë qëndra torturash fizike dhe psiqike, trajtimesh kafshërore, vrasjesh dhe mungesave të mëdha të kujdesit shëndetësor, ilaçeve ndofta si në asnjë vend tjetër përveç Koresë së Veriut.

Me këtë rast i bëj thirrje Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor, Degradues pranë Këshillit të Europës, Komitetit Kundër Torturës të OKB, institucioneve të tjera ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të ndërmarrin me urgjencë një inspektim në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri, të njihen me kushtet, torturat fizike dhe psiqike çnjerezore, mesjetare që ushtrohen ndaj të burgosurve, personeli i përbërë nga banditë me uniformë, trafikantë, delikuentë, sadistë të narkoshtetit të instaluar.

Ftoj këto institucione të konsiderojnë aplikimin e neneve ndëshkuese ndaj narkoshtetit shqiptar për qëndrimin kriminal ndaj personave që vuajnë dënimin apo janë në paraburgim në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco