Debati Rama – Haradinaj dhe një histori me policë francezë në Tiranë!

Debati Rama – Haradinaj dhe një histori me policë francezë në Tiranë!

09:42, 04/05/2019
A+ Aa A-

Shumë debat po shohim këto ditë nga të dy liderat. Në krah dhe kundër tyre rreshtohen edhe shahitë, apo dëshmitarë. Në të tilla raste nuk ka si të mungojë edhe Ministrja Spiropali. Në fakt, ajo ndërhyri kot sepse vetë shefi i madh e kishte bërë sqarimin shumë egzakt. Kryeministri ishte shprehur: “ Si rregull udhëheqësitë nuk i komentojnë në publik bisedat mes tyre, sidomos ato informale...” duke vazhduar më pas për bisedën e zhvilluar në holl.
Pikërisht kjo gjë me kujtoi një ngjarje të vërtetë, ndodhur vite më parë e që lidhet me të folurën zyrtare dhe atë informale.

Në vitin 1994 apo 1995 ( nuk e mbaj mend mirë) në Tiranë erdhi një delegacion i Policisë Kufitare Franceze. Në takim ata kishin përballë drejtues të policisë shqiptare të asaj kohe. Salla ishte prëgatitur për bukuri dhe flamurët e të dy vendeve hijeshonin tavolinën. Edhe francezët kishin ardhur me uniformat e tyre spic. Po ashtu ishin edhe të palës sonë.

U fol për bashkëpunimin policor në luftë kundrë falsifikimit të pasaportave dhe vizave si dhe për emigraconin ilegal. Pala shqiptare paraqiti një bilanc mbresëlënës për rezultatet e saj. Gjë që u evidentua disa herë nga miqtë e Francës. Takim përfundoi me sukses. 

Po atë ditë u shtrua edhe nje darkë për të kënaqur kolegët e huaj. Veshja ishte jo protokollare. Biseda po ashtu informale ( siç thotë Kreministri). Gjatë darkës vera dhe rakia u derdhën lum. Francezët na paskëshin qënë hokatarë të vërtetë. Anekdota dhe histori të pafundme. Në humor e sipër, shumë miqsor dhe informal, shefi i francezëve pyeti shefin e shqiptarëve: “Ju ka rastisur të lejoni ndonjëherë të kalojë kufirin ndonjë me pashaportë fallco”? Shefi ynë çakërqef dhe i lumtur nga konfidencat e francezit qeshi.” Me pasaportë fallco the? Edhe me librezë punë kemi lënë. Gjynah. Allexhinj. Te fitojnë ndonjë copë bukë andej.” Të gjithë qeshën me të madhe. Francezët akoma më shumë.

Ke mendoni ju se morën në konsideratë “zyrtarisht” policët francezë? Atë që u tha në tavolinën e bisedimeve apo në gosti?Po atje tek holli, cila thënie e kryeministrit tonë do të merret parasysh? Haradinaj nuk ka nxjerë jashtë fjalë, por të palara.

(Shënim në Fb i Pëllumb Nakos, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Kufirit)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ha, ha, ha04/05/2019 10:10

nuk e njihja kete pellumb nakon,po qenka i madh ky.

coli04/05/2019 10:08

Shkurt muhabeti, qytetarët jo vetëm shqiptarë por edhe europianë, nuk kanë nevojë për hipokrizira protokollare por për të vërtetën e thënë haptazi duke ngrënë e pirë në tavolina, larg këtyre hipokrizirave.

Shto koment

Denonco