Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Ares Ypi: Nuk mund të jem fasadë e Kuvendit

Ares Ypi: Nuk mund të jem fasadë e Kuvendit

18:33, 02/05/2019
A+ Aa A-

Ares Ypi, kandidat për deputet në listat shumëemërore të Partisë Demokratike, ka bërë të ditur edhe njëherë sot se refuzon të marrë mandatin e deputetit.

Në një sqarim në profilin e tij në facebook, Ypi shkruan

‘Ashtu siç kam bërë me dije edhe më parë, kam dorëzuar në KQZ refuzimin për të marrë mandatin e deputetit dhe kam vendosur të jem krah qytetarëve në betejën e tyre historike për Shqipërinë si gjithë Europa. Ky është vendimi im, dhe për këtë kam sqaruar edhe KQZ zyrtarisht. Mesa kuptoj KQZ ka vendosur të përdoret politikisht dhe të paraqesë në media një fakt të pavërtetë, sikur unë kam pranuar mandatin.

 Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e kam sqaruar zyrtarisht se gabimisht kam paraqitur Formularin e Vetdeklarimit të plotësuar, duke e vlerësuar këtë si detyrim ligjor dhe qytetar, pa menduar efektin juridik që kjo kishte. Kurrësesi Formularin e Vetdeklarimit nuk e kam paraqitur për efekt të marrjes së mandatit të deputetit, efektin juridik të të cilit e kam kuptuar më vonë.

 

Për mua, sot Kuvendi nuk përfaqëson qytetarët, nuk është i zgjedhur nga qytetarët, dhe nuk mund të shërbejë si forum për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Gjithmonë kam vlerësuar se vendimi i Partisë Demokratike për djegien e mandateve, ishte vendimi më i drejtë që ka marrë Partia që nga dita e themelimit. Ne demokratët, nuk mund të jemi fasadë në Kuvend.”, shkruan Ypi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco