Bllokimi i rrugëve, si do të shpërndahen ish-deputetët demokratë në 12 qarqe

Bllokimi i rrugëve, si do të shpërndahen ish-deputetët demokratë në 12 qarqe

16:47, 02/05/2019
A+ Aa A-

Në orën 18.00 në 12 qarqe të vendit, sikundër është paralajmëruar edhe më herët, opozita dhe qytetarët do të bëjnë bllokimin e arterieve kryesore rrugore, si mosbindje civile ndaj qeverisë Rama.

Së fundmi Partia Demokratike ka bërë të ditur edhe shpërndarjen e zyrtarëve të saj në të gjithë qarqet ku do të ketë bllokim rrugësh.

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha do të jetë në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.

Në Qarkun Shkodër - Aksi Rrugës Shkodër – Koplik do të jenë ish-deputetët,  Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi

Në Qarkun Kukës -  Ura e Drinit në hyrje të Rrugës së Kombit,  Isuf Çela

Në Qarkun Lezhë - Mbikalimi Milot do të jenë Lindita Metalia,j dhe Andon Frrokaj

Në Qarkun Dibër - Ura në kryqëzimin Burrel - Rrëshen- Klos do të jetë Xhemal Gjunkshi

Në Qarkun Durrës – Plepa, në hyrje të Autostradës do të jenë Edi Paloka, Florion Mima, Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu dhe Oriola Pampuri

Në Qarkun Elbasan - Mbikalimi Bradashesh  do të jenë kryetari i Opozitës Lulzim Basha si edhe ish-deputetët Edmond Spaho, Endri Hasa, Luciano Boci

Në Qarkun Korçë - Rruga nacionale në hyrje të Korçës  do të jenë Ervin Salianji si edhe Hekuran Hoxhalli

Në Qarkun Fier - Rruga nacionale, Ura Mbrostar, Luan Baçi

Në Qarkun Vlorë - Hyrje e superstradës Vlorë- Levan, Nadire Meçorapja

Në Qarkun Berat - Ura Vajgurore dhe Dalje Beratit, Aksi Berat - Ura Vajgurore , Astrit Veliaj)

Në Qarkun Gjirokastër - Kryqëzim i rrugës Përmet-Tepelenë- Gjirokastër,  Tritan Shehu)

Në Qarkun Tiranë - Tiranë, Rrethrrotullimi "Shqiponja", do të jenë ish-deputetët  Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Grida Duma,  Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Valentina Duka, Genc Pollo, Agron Shehaj, Aldo Bumci, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Halim Kosova, Enkeleid Alibeaj. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco