Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

VIDEO/ Berisha: Rama e Thaçi shkuan me projektin e Serbisë së Madhe, Berlini e varrosi

VIDEO/ Berisha: Rama e Thaçi shkuan me projektin e Serbisë së Madhe, Berlini e varrosi

16:25, 02/05/2019
A+ Aa A-

Gjatë intervistës për TV Klan, ish kryeministri Sali Berisha hedh akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas Berishës, që të dy shkuan në Samitin e Berlinit me projektin e Serbisë së Madhe në duar, por që u varros nga Berlini zyrtar.

Thotë se Samiti i Berlinit do të hyjë në histori pasi varrosi projektin e ndarjes së trojeve të Kosovës pas së cilit sheh si arkitektë Kryeministrin Rama dhe Presidentin Thaçi.

“Që të dy shkuan me projektin e Serbisë së Madhe, të copëtimit të trojeve të Kosovës dhe ndryshimit të kufijve. Berlini do hyjë në histori se varrosi këtë projekt, arkitektë të të cilit ishin Aleksandar Vuçiç, miladin shqipfolës në Prishtinë (Hashim Thaçi) dhe zografi bis në Tiranë (Edi Rama)”.

Ja intervista:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera02/05/2019 16:31

RESPEKT PER BERLININ!

Shto koment

Denonco