Haradinaj i kthen përgjigje Edi Ramës: Ka dëshmitarë për të treguar të vërtetën....

Haradinaj i kthen përgjigje Edi Ramës: Ka dëshmitarë për të treguar të vërtetën....

12:32, 02/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhjes  së Qeverisë ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës e reagimet që ai bëri pas intervistës në Gazetën Express, ku Haradinaj theksoi se Rama e Thaçi i kishin bërë presion më shumë se ndërkombëtarët për heqje të taksës.

Reagimin që kryeministri Edi Rama e bëri mbrëmë përmes Facebook-ut, kryeministri Ramush Haradinaj e ka komentuar me thënien e At Zef Pllumit “Rrnoj me tregu”, duke i thënë Ramës se kishte persona aty që janë dëshmitarë të asaj se çka kishte ndodhur.

“Shikoni për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathë janë vëllaznit e mi ua kam borxh të vërtetën “Rrnoj me tregu”, do të tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur si pëlqen dikujt do ta tregoj çdo herë, sepse jemi në obligim të një transparence këtë do ta bëj edhe të ardhmen. E shoh me atë që ka thënë At Zef Pllumi: Rrno me tregu, shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, tha Haradinaj.

Më poshtë, kryeministri deklaroi se ishte shumë i kujdesshëm në intervistën që e dha për Gazetën Express nga Berlini.

“Atë që kam thënë në intervistë që vërtetë është një intervistë e kujdesshme që kam rujt shumë, se po thotë dikush skem me hesht, vërtetë kam rujt shumë gjana, ajo qëndron, njëkohësisht është me rëndësi që të kemi një qëndrim publik, edhe ai me dyer të mbyllura është i mirëseardhur”, ka shtuar kryeministri.

Një ditë më parë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentaur deklaratat e Haradinajt duke thënë se ishte informale e nuk do të duhej të diskutohej  në publik.

Ja postimi i Ramës pas të cilit ka reaguar Ramush Haradinaj

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ralf goni02/05/2019 14:51

mos i lini kusur ketij astardi

i deleguari02/05/2019 13:53

Edvin Kristaq Droga,cfare jane ato mbledhje pompoze midis dy qeverive tuaj more kokrra e legenit,kur per ceshtje kaq jetike te kombit,na e lenke tja thuash anglisht perpara Merkelit! Marrc malet e u befsh lugat o Edvin Kristaq Droga!

Keno, bythlepiresi i Ripjelljes!02/05/2019 13:34

Ramushi mund te jete i jo mireshkolluar, por te pakten eshte shume me i sinqerte dhe drejtperdrejte se EDrama I Ripjelljes, moster ne llojin e tij te pabesise, dyfytyresise e shitblerjes se çdo gjeje per interes te tij, oligarkeve e klanit qe e mban ne pushtet.

Shto koment

Denonco