Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Basha: Zgjedhje me Ramën kryeministër, nuk do të ketë! Zgjedhje, vetëm pasi të ndëshkohen hajdutët e votave!

Basha: Zgjedhje me Ramën kryeministër, nuk do të ketë! Zgjedhje, vetëm pasi të ndëshkohen hajdutët e votave!

12:09, 02/05/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, theksoi sërish sot se zgjedhje me kryeministër Edi Ramën nuk do të ketë dhe se zgjedhjet do të mbahen vetëm pasi të jenë ndëshkuar hajdutët e votave të viteve 2016-2017, duke iu referuar në veçanti dy bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Ramës, Vangjush Dakos dhe Damian Gjiknurit.

Gjatë Prezantimit të Platformës për Zgjedhje të Reja, Basha tha: “E kemi ndërmarrë këtë hap sot pasi e kemi bërë fare të qartë se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Janë në rastin më të mirë një tentativë e dështuar për votim.

Ne nuk do të lejojmë që krimi të bëjë më zgjedhje në Shqipëri. Zgjedhjet do të mbahen vetëm pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të vitit 2017, 2016.

Me Edi Ramën, Dakon dhe Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhjet të lira, as sot, as mot, ndaj largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne, Opozita e Bashkuar dhe legjitime e Shqipërisë për të hapur dialogun me PS dhe Qeverinë e re tranzitore për masat që duhen marrë për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme."

Më herët, Basha radhiti një sërë skandalesh të qeverisë, ku vetëm dy prej tyre do të ishin mëse të mjaftueshme që kabineti qeveritar të ishte para drejtësisë. “Por kjo nuk ka ndodhur”, theksoi Basha, sepse është asgjesuar vota e lirë.

“Sot ju kemi thirrur këtu për një çështje akute. Jeni në gjendje kolapsi total, sepse Shqipëria nuk ka qeveri legjitime dhe as parlament legjitim. Shumica e shembujve janë nën hundën tonë. 500 metra lart, Policia përdori gaz lotsjellës në shtëpitë e qytetarëve ku flinin dhe foshnjat, për të nxjerrë jashtë prindërit e tyre që nuk pranonin të largoheshin nga shtëpitë e tyre pa një proces të rregullt ligjor.

Prej më shumë se 5 muajsh vazhdon saga e Unazës së Re ku Rama është kapur në vjedhjen e shekullit, për çmime rekord dhe për Japoninë e tërmeteve, për devijimin e Lanës për të mos prekur pronat e një trafikanti droge të PS. Secili prej këtyre skandaleve do të mjaftonte që një qeveri të kishte rënë dhe kafazi i të pandehurve të ishte plot me jakat e bardha të kabinetit, që nga ministri përgjegjës deri tek nëpunësi që nënshkroi kontratën me kompaninë fantazëm. Por kjo nuk ndodhi, se asgjesimi i votës së lirë ka sjellë kapjen e drejtësisë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco