Sulmoi Haradinajn, Mediu: Për Ramën çdo gjë në shitje përballë interesit të pushtetit të tij personal

Sulmoi Haradinajn, Mediu: Për Ramën çdo gjë në shitje përballë interesit të pushtetit të tij personal

11:06, 02/05/2019
A+ Aa A-

Kreu i republikanëve shqiptarë ka reaguar ashpër ndaj qendrimeve të kreut të qeverisë pas akuzave të lëshuara ndaj tij nga Kryeministri i Kosovës për presion për taksen ndaj Serbisë

“Ta quash Haradinajn gënjeshtar, është turp i Ramës që gënjen e fyen çdo gjë shqiptare, çdo sakrificë të Kosov?s e shqiptarëve”, shkruan Mediu në një shenim në facebook.

“Mjerë ata që besojnë se Rama ka brenda vehtes ndonjë grimcë dashurie e pergjegjësie për Kosovën apo kombin. Për të, çdo gjë është në shitje përballë interesit të pushtetit të tij personal”.

Ja postimi i plotë i Mediuit:

Të dashur miq!

Rama s’ka as turp të mashtrojë, as dinjitet të kërkojë ndjesë.

Akuzon Kryeministrin Haradinaj se gënjen për takimin e Berlinit.

Sipas Ramës ”Nuk i kam kërkuar heqjen e taksës, por heqjen e saj të përkohëshme”.

Po pikërisht këtë tha Ramush Haradinaj dhe këtë Rama s’e kërkoi për interesin e Kosovës, por për interesin e tij, me zellin për të fituar kredo në sy të Merkel dhe Macron.

Kryeministri Haradinaj duhet të flasë hapur të gjithë të vërtetat, sepse Rama ka kohë që i bën presion për shkëmbim territoresh, fare hapur për lënien e Mitrovic?s.

Ta quash Haradinajn gënjeshtar, është turp i Ramës që gënjen e fyen çdo gjë shqiptare, çdo sakrificë të Kosov?s e shqiptarëve.

Rama është kumbari i idesë së ndarjes së Kosovës, siç deklaroi dhe Edita Tahiri, ideatore bashkë me Vucic, i shkëputjes së Kosovës së Veriut nga territori i Kosovës, duke shtuar si përrallë idenë e marrjes së Luginës së Preshevës.

Mjerë ata që besojnë se Rama ka brenda vehtes ndonjë grimcë dashurie e pergjegjësie për Kosovën apo kombin. Për të, çdo gjë është në shitje përballë interesit të pushtetit të tij personal.

Kosova dhe shqiptarët janë pjesë e bixhozit që ai luan me këdo në bllofin e tij, në emër të interesit kombëtar. Jo vetëm nuk është për bashkimin kombetar, por po shkatërron e përçan politikën në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe po shuan çdo shpresë Europiane për Shqipërinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco