Pas deklaratave të Ramës, Vasili: Kryeministër lypës cepash për ndonjë buzqeshje apo tokje krahësh

Pas deklaratave të Ramës, Vasili: Kryeministër lypës cepash për ndonjë buzqeshje apo tokje krahësh

10:55, 02/05/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kreut të qeverisë në takimin me deputetët e partisë së tij për të vërtetat e samitit të Berlinit.

“Edi Rama në Berlin i vuri vulën paaftësisë dhe mediokritetit të tij”, shkruan Vasili në një shenim në facebook.

“Shkurt, vijon ai, u soll si shkollëpak, pa klas, me një provincializem lipizhari dhe lypës për cepa buzeqeshjeje apo tokje të rastësishme krahësh”.

Më poshtë Vasili radhit edhe dështimet dhe ato çfarë mori Rama në Berlin.

Ja postimi i tij i plotë:

Edi Rama la Shqiperinë pa negociata dhe Kosovën pa viza, këtë s'e luan topi!!

Edi Rama në Berlin i vuri vulën paaftësisë dhe mediokritetit të tij.

Shkurt, u soll si shkollëpak, pa klas, me një provincializëm lipizhari dhe lypës per cepa buzeqeshjeje apo tokje të rastësishme krahësh.

Ja çfarë ndodhi në Berlin Edi Rama:

1.Ja mbyllën gojën për projektin e poshtër të shitjes së teritorit të Kosovës.

2.Shqiperinë e la pa hapjen e negociatave për të cilat genjeu nje vit rresht shqiptarët.

3.La Kosovën pa viza për shkak të shtetit të tij të kriminalizuar.

4.E përfaqësoi Shqiperinë për faqe të zezë me ata derdimenë, që kishte marrë me vete dhe me të cilët gajaset Shqiperia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco