'Justifikimi' i Ramës për presionet ndaj Haradinajt/ Vasili: Si nuk u lodhe duke gënjyer?...

'Justifikimi' i Ramës për presionet ndaj Haradinajt/ Vasili: Si nuk u lodhe duke gënjyer?...

23:05, 01/05/2019
A+ Aa A-

Pas deklaratës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas të cilit Edi Rama i kishte bërë presion në Samitin e Berlinit për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, erdhi sot reagimi i kreut të qeverisë së Tiranës.

“Askush s’i ka bërë Ramushit presion në Berlin për të hequr taksën. Unë jo e jo. Madje askush as ia ka kërkuar hiç që ta heqë taksën! Unë jo e jo. Përkundrazi”, do të shprehej Rama.

Por justifikimi i Ramës duket se nuk e ka bindur nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, i cili shprehet se, kjo ishte gënjeshtra e rradhës e tij.

Postimi i Petrit Vasilit:

Po si nuk u lodh duke genjyer ky Edi Rama!!

I shkuli gazit te gjithe se genjen dhe trashe.

Rama I ka bere presion Haradinajt per te hequr taksen nda Serbise dhe kete s'e luan topi!!

Tani per nje miliontën here genjen dhe e mohon,pastaj e pohon pastaj prap e mohon!!

Pastaj perdridhet si zorre kukureci me fraza e lajthitje gjuhesore qe kuterbojne provincializem dhe qelben nga mediokriteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco