Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Njeriu i Piramidës / Kush është Winny Maas, arkitekti i Edi Ramës

Njeriu i Piramidës / Kush është Winny Maas, arkitekti i Edi Ramës

21:53, 01/05/2019
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, një fytyrë jo shumë e njohur për publikun shqiptar u shfaq në ERTV për të treguar përkrah Edi Ramës dhe Erion Veliajt se si do të transferohej, pa konkurs dhe pa garë ish muzeu i Enver Hoxhës, i njohur me emrin piramida. Por pavarësisht se shikuesit e sinjalit që jepej live nga të gjitha televizionet nuk ishin familjarë me portretin e tij, ata janë tejet të njohur me veprat e arkitetktit personal të Edi Ramës.

Është po i njëjti Winny Maas, njeriu që ka projektuar fillilisht Toptani Center, e që ka përfunduar së fundi projekte si DownTown Tirana (foto ne fund) mbi fasadën e të cilit, përvijohet një hartë e Shqipërisë, apo një kullë në formën e kokës së Skënderbeut (poshte), ndërtuar në qendër të Tiranës, mes Hotel Tiranës dhe Teatrit të Operas dhe Baletit.

Image

Vetë Maas nuk e ka fshehur asnjëherë miqësinë e tij mbi një dekadëshe me kryeministrin aktual të Shqipërisë. “Kam punuar për 12 vjet me kryeministrin Edi Rama, me kryebashkiakun e Tiranë Veliaj dhe me kryebashkiakë të tjerë. Unë jam i përfshirë në gjëra të ndryshme atje [në Shqipëri] dhe nuk është sepse fitoj shumë para, por është simpati. Unë mbështese kryeministrin Edi Rama dhe Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës dhe kryetarin e bashkisë së Durrësit … vendi do të ndryshojë shumë në vitet e ardhshme” ka treguar ai për revistën e arkitekturës Designboom.

Por interesant është fakti se ky artist dhe studioja e tij MVRDV i njohin shumë më parë se publiku shqiptar planet okulte që hartohen në zyrat e pushtetit. Përshembull për kthimin e Piramidës në një qendër teknologjie për brezat e rij ai fliste që në qershor të vitit trë kaluar: “Ne kemi qënë duke menduar se çdo të bëjmë me të, duke folur me investitorë të mundshëm dhe me qeverinë.

Kemi vendosur që së pari, duhet ta hapim atë dhe të heqim qafe të gjithë xhamin në mënyrë që ajo të duket si një park.

Më pas do të stabilizojmë strukturën dhe do të bëjmë shkallë që çdo kush të mund të ngjitet lart.

Më pas do të “jetojnë” aty një grup i ri informaticienësh, një tip shkolle, por dhe si vend për festival filmash” i thoshte ai të njëjtës revistë të cituar më lart.

Por ky pohim dëshmon për një praktikë të çuditshme. Se kanë qenë fantazitë e arkitektit që ka mbështetjen e Ramës që kanë kthyer mbrapsht planet e qeverisë. Së pari sepse sipas asaj që kanë thënë protagonistët e Rilindjes Piramida ka qenë e menduar si pjesë e “Parkut të Besimit” një ide tashme e varrosur.

Dhe së dyti sepse Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) që do të financojë ndërtimin e saj i kishte destinuar paraparakisht këto para për arsimin në Shqipëri.

Po me sa duket ideja e Maas se më e mirë një vepër e madhe fasade sesa harxhim të ardhuarash për formimin e nxënësve rrezultoi të jetë fituese.

Por ky nuk është shembulli i vetëm. Ndërsa tani në Tiranë ka plasur skandali me ligjin që themelon korporatën e investimeve që e bën paraprakisht Ramën pronar të trojeve në bregdet, Faktet tregojnë se Winny Maas, ka qenë prej kohësh në djeni.

Ai ka folur gati një vit më parë për një hotel luksoz që do të ngrihej si një vepër e çuditshme mbi kanionin e egër dhe të virgjër të Gjipesë. Ne bëjmë shumë gjëra dhe përgjatë bregdetit. Po lehtësojmë dhe ardhjen e rrjetit të madh të hoteleve Ë, dhe projektin po e dizenjojmë ne si MVRDV. Do të jetë si një rreze e stërmadhe me dhoma dhe ndodhet në majë të një kanioni që futet brenda në det— plazhi do të mbetet publik.

Ju mund të thoni “kjo nuk është një gjë moderne, kjo nuk është në natyrën e zonës, si mund ta bëni ju këtë?” Por ajo do të jetë e aksesueshme për klasën e mesme, ose klasën e mesme të ardhshme dhe duket gati si James Bond!”

Image

Dhe për ti’u përgjigjur pyetjeve skandaloze që ngr vetë ai gjen një dredhi për të shpëtuar: “Shqipëria është shteti më i varfër në Europë, pothuaj nuk ka ekonomi – si mund ta reklamojmë këtë vend”?

Binomi i tij me Ramën është forcuar në vite nga një marëdhënie që e ka denoncuar shumë vite më parë Fatos Lubonja: “I pari i jep projekte në Shqipëri, i dyti i bën reklamë në qarqet ndërkombëtare”.

“Dhe çfarë bën Maas në shkëmbim të kësaj pune fitimprurëse? i bie përqark botës për të lëvduar qeverinë Rama. Shikoni, për shembull leksionin e tij të mbajtur së fundmi në Shkollën e Arkitekturës AA në Londër” thotë analisti i Exit.al, Vincent .J. van Gerven Oei. Ai sjell shembuj nga ky leksion ku Maas gënjen duke e krahasuar rritjen ekonomike të Shqipërisë me atë të Kinës (përmend shifren 8% kur FMN thote 4%) dhe citon gjithashtu hustifikimin e Maas për ndërtimin e një kulle me nota nacionaliste që do të ketë mbi fasadë hartën e Shqipërisë:“Diskutova me disa politikanë europianë në lidhje me këtë. Sepse, a mund ta bësh një gjë të tillë? Është nacionalizmi diçka e mirë apo e keqe? Por Shqipëria ka nevojë për të [nacionalizmin], për të treguar se është seksi. Më pëlqen të them se ky është një projekt europian, sepse do të jetë fantastik… Kjo është Shqipëria. Pihet kafe në të gjitha tarracat.”

Image

Ky është pra Winny Maas partneri 12 vjeçar i Edi Ramës që po e përdor biznesin e tij për ti veshur Tiranës një fytyrë të re etno nacionaliste duke u bërë kështu trashigimtari i denjë i tjetër paraardhësiti të tij, arkitektit të stërnjohur gjerman Albert Speer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Asd02/05/2019 14:17

Per Ramen kam shume dyshime, por Maas eshte gjeni i arkitektures. Ne te kunderten kush tjeter do ti ndertoje veprat moderne?

Shto koment

Denonco