Manjani 'ofertë' Patozit: Nëse heq firmat e falsifikuara, i gatshëm të...

Manjani 'ofertë' Patozit: Nëse heq firmat e falsifikuara, i gatshëm të...

20:46, 01/05/2019

Kur çdo ditë dalin të dhëna dhe denoncime mbi firmat false për regjistrimin e Bindja Demokratike në gjykatë, reagon ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Sipas tij, me kusht që të hiqen firmat e falsifikuara, Manjani vetëofrohet si firmëtar.

"Kjo nuk i nderon fare! Përkundrazi i kompromenton rëndë në mision e qëllim që në nisje të aktivitetit politik", shkruan Manjani.

Postimi i Ylli Manjanit:

Sinqerisht do ja kisha dhënë firmën time organizatorëve të Bindjes Demokratike, po tu duhej për rregjistrim.

Natyrisht nuk do ti kisha votuar, as do bëhesha anëtar i Bindjes, por firmën sa për t’u rregjistruar si subjekt po, me qejf do ua kisha dhënë.

Fundja, le të bëhet edhe një parti më shumë!

Do e kisha bërë me vullnet të plotë, dhe po t’u duhet e bëj dhe tani, vetëm të heqin nga lista e themeluesve firmat fallco.

Kjo nuk i nderon fare! Përkundrazi i kompromenton rëndë në mision e qëllim që në nisje të aktivitetit politik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 01/05/2019 23:37

Nese ky fytyr ziu do te kete pak moral, duhet te dali ne TV me listat ne duar dhe ti lexoj LIVE aty, ose te terhiqet nga kjo flliqesir qe po bene. Sigurisht qe ai nuk do te terhiqet se Rama i ka premtuar dhe disa bashki ne zgjedhje. qe do ti fitoj Bindja Patosit me njerzit e rames.

Shto koment

Denonco