Rama konfirmon presionin që i ka bërë Haradinajt për heqjen e taksës: Ramushi gaboi që nxori bisedën jozyrtare

Rama konfirmon presionin që i ka bërë Haradinajt për heqjen e taksës: Ramushi gaboi që nxori bisedën jozyrtare

20:40, 01/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Rama ka konfirmuar presionin që i është bërë prej tij në Samitin e Berlinit, Kryeministrit Haradinaj duke i kërkuar atij heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Në një reagim shumë të gjatë në rrjetet sociale, jo i zakontë për Ramën, gjë që konfirmon të vërtetën e shqiptuar nga Kryeministri i Kosovës, z. Rama ka kritikuar homologun kosovar që ka nxjerrë në public bisedat informale, duke konfirmuar kësisoj vërtetësinë e atyre që ka thënë z. Haradinaj pas takimit.  

Një ditë më parë Haradinaj ka deklaruar se është vënë nën presion dhe shantazh nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të hequr taksës 100% Serbisë. E gjitha kjo ka ndodhur dy ditë më parë në Samitin e Berlinit, në sytë e kancelares Merkel, presidentit Macron dhe gjithë liderëve të rajonit. Haradinaj thotë shprehimisht se “presionin më të madh, në të gjitha gjuhët, përfshirë anglishten, e ka patur nga Edi Rama”.

Ja çfarë deklaroi Haradinaj: 

“Edhe dje u përsërit ajo që ka ndodhur në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm. Edhe presidenti, edhe Edi Rama, ma shumë bënte presion Edi Rama me heqë taksën, se sa udhëheqësit e tjerë. Ai kërkonte që të mos e humbim këtë “shans” për të heqë taksën. Ka qenë një insistim i pandalshëm, në gjuhë që i merrshin vesh kanclarja, presidenti francez, në anglisht. U jam përgjigjur se taksën e kemi vu prej zorit, sepse siguria nacionale ka qenë e rrezikuar, jo vetëm ekonomia.”.

Ja reagimi i plotë i Ramës

E VERTETA IME ME SHUME DESHMITARE

Si rregull udheheqesit nuk i komentojne ne publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq me teper pa rene dakord paraprakisht dhe lere pastaj t'i shtremberojne, duke genjyer per te dale "burra te mire" para popullit te tyre, si te ishin duke shitur mish ne pazar. Me vjen sinqerisht keq qe miku im Ramush, nuk e ka mesuar ende kete rregull kaq te thjeshte, megjithese normalisht ky s'eshte as ndonje rregull udheheqesish ne fakt, po nje norme elementare mirekuptimi njerezor. Nuk eshte hera e pare qe e ben, po eshte hera me e gabuar dhe prandaj kete here, s'e kaloj dot ne heshtje si te tjera.

Askush s'i ka bere Ramushit presion ne Berlin per te hequr taksen. Une jo e jo. Madje askush as i'a ka kerkuar hiç qe ta heqe taksen! Une jo e jo. Perkundrazi.

Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kane nxitur nje diskutim informal ne holl mbi rifillimin e dialogut. Kam nderhyre vetem njehere, duke thene se ata duhet te hynin vete ne proces. Me tutje i kane kerkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqe taksen, po thjesht te jape pelqimin qe taksa te pezullohet perkohesisht, per 6 muaj apo edhe per 4 muaj qofte, duke u zotuar qe te hyjne ne procesin e dialogut Kosove-Serbi ata vete. Edhe te dy personalisht, kancelarja dhe presidenti!

I kam sugjeruar Ramushit ne dy momente ta pranoje kete kerkese te tyre, sepse kam menduar dhe mendoj qe perfshirja direkte ne nivelin me te larte e Gjermanise dhe Frances, boshtit te Bashkimit Europian, u shfaq si nje mundesi e re dhe shume e favorshme per ta shtruar çeshtjen e finalizimit te dialogut, ne nivelin me te larte te mundshem.

E kam mbeshtetur dhe e mbeshtes edhe sot taksen si nje "klithem" te Kosoves, qe ta degjoje bota dhe si te tille edhe e kam mbrojtur, kudo e me kedo. Po une di qe ajo eshte nje takse qe i eshte vene Serbise, jo nje mur qe i eshte vene Gjermanise, Frances apo SHBA, per t'i ndaluar ta ndihmojne e ta mbeshtesin Kosoven, ne rrugen e perpjekjes se mundimshme historike drejt njohjes perfundimtare nga gjithe bota. Dhe kur keta aleate te medhenj dhe te pazevendesueshem dot nga askush e askurre (pa te cilet jo Ramushin, po as Kosoven dhe te drejten e saj njeqind vjet te mohuar s'do ta njihte kurrekush ende sot), kerkojne thjesht pezullimin e perkohshem te takses, ne menyre qe te mund ta ndihmojne e ta mbeshtesin Kosoven drejt njohjes se saj te plote nderkombetarisht, refuzimi eshte i pakonceptueshem per mua.

Shtoj ketu se me ka mbetur gozhde fakti qe miqte e medhenj, hasen ne nje refuzim te pashpjegueshem edhe kur propozuan qe perkunder pezullimit te perkohshem te takses, nese ne fund te muajve te dialogut nuk do te arrihej objektivi final i nenshkrimit te paqes, atehere do t'i hapej perfundimisht rruge liberalizimit te vizave per Kosoven(!).

Gjithesesi, meqe Ramushi u qa publikisht se une i paskesha bere me shume presion se sa Vuçiçi per heqjen e takses, mua s'me mbetet tjeter vecse te ngushellohem me faktin qe pas samitit edhe Vuçiçi, u shpreh publikisht ndaj meje po aq i palumtur sa Ramushi.

S'kam dashur dhe s'dua te hyj asnjehere ne polemika publike me askend ne Kosove, aq me pak me kryeministrin e Kosoves. Uroj qe te mos jem i detyruar ta bej perseri. Ai ka te drejten e tij te flase ne emer te Kosoves, po mua s'ma heq dot askush te drejten te flas per Kosoven.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

timo02/05/2019 00:34

edhe thote si kam thene,pastaj thote i thashe dy here,ah mor palaco krye karagjoz

Shqiptari01/05/2019 23:30

E vetmja gazete qe u gezua per sygjerimet e Rames dhe Thacit per heqjen e takses per mallrat serbe, ishte gazeta serbe "Blic". Kjo eshte e verteta. Ti bej detyrat e tua, se e le Shqiperine per ibret. Lere Ramushin se e di vete ai dhe e gjithe Kosova se si duhet te sillet me gjakataret dhe pushtuesit serbe. Nuk te ndezi as kete radhe o derdimen! Ngele duke mashtruar!

Audeamus01/05/2019 21:12

Ç’ deshe o i mjerë, kur kishe Batonin atje për këshilla. Urojmë që mendimet, rekomandimet, presionin apo këshillat tua të mos i vlejnë askujt. Puna jote me bandat, bashkëpunimi me ta pengon edhe vizat në Kosovë. Gënjeshtrat tua nuk i han as qeni.

Asi01/05/2019 21:00

Ku ke goje ti te flasesh se cfare do beje Ramushi ne taksen ndaj Serbise, ti qe i vure takse Kosoves, Kukesit dhe shqiptareve taksen e gjobes ndaj oligarkeve duke minuar maredheniet tregetare me shqiptaret brenda e jashte kufijve. Mbylle ate goje qe te ka dale jashte logjikes e kontrollit.

t01/05/2019 20:45

Ramushit i lumte se i tha shqiptareve kudo ku jane se ja kush eshte km i shqiperise

Shto koment

Denonco