Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Lëvizja ‘Reago’: ‘Ne profesionistët e së ardhmes nuk pranojnë situatën e punëtorëve sot’

Lëvizja ‘Reago’: ‘Ne profesionistët e së ardhmes nuk pranojnë situatën e punëtorëve sot’

19:40, 01/05/2019
A+ Aa A-

Lëvizja “Reago”, e cila lufton për mbrojtjen  e të drejtave të njeriut si edhe në përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje, ka dalë sot në një reagim të heshtur, në mbrojtje të të drejtave të Punëtorëve.

“Sot, ne , një grup të rinjsh , profesionistë të së ardhmes, nuk e pranojmë këtë gjendje në të cilën shtresa që mban në shpinë gjithë peshën e Shqipërisë të trajtohen në këtë mënyrë.

Sot ne po flasim. Por jo vetëm sot, është në dorën e secilit prej nesh, prej jush, të mos mbetemi pa zë., por nga sot nuk do të jemi më.

Urojmë që secili nga ne, secili nga ju nisur nga kjo protestë simbolike por jo vetëm, të ngrejë zërin për të drejtat tona legjitime. Ky shtet, kjo shoqëri funksionon dhe buron e gjitha nga ne.”, shkruhet në reagimin e të rinjve.   

Reagimi i plotë

Sot ka ardhur koha të flasim!

Sot ka ardhur koha të thyejmë heshtjen dhe zëri ynë të dëgjohet!

Jetojmë në Shqipëri në vitin 2019, e përtej problemit madhor të papunësisë,sot ne datën 1 maj, të gjithë ne duhet të kërkojmë mbrojtje e të drejtave të punëtorëve.

Ne e dimë shumë mirë se ndoshta është vështirë për çdo punëtor në republiken e Shqipërisë të flasë dhe te kërkojë të drejtat e tij legjitime, por sot ne do të jemi zëri i tyre.

Ashtu si ne shumë aspekte të tjera në bazë dhe të statistikave 2 janë shkaqet kryesore të vështirësive dhe pakënaqësive në punë, së pari janë arsyet financiare dhe së dyti janë kushtet e punës.

Ne sot pa dashur të gjykojmë apo paragjykojmë asnjë profesion kemi përzgjedhur disa prej tyre të cilët do i prezantojmë në formën më të vërtetë,duke dashur përcjellim kështu një pasqyrim sa më të qartë të situatës aktuale.

Sot, ne , një grup të rinjsh , profesionistë të së ardhmes, nuk e pranojmë këtë gjendje në të cilën shtresa që mban në shpinë gjithë peshën e Shqipërisë të trajtohen në këtë mënyrë.

Sot ne po flasim. Por jo vetëm sot, është në dorën e secilit prej nesh, prej jush, të mos mbetemi pa zë., por nga sot nuk do të jemi më.

Urojmë që secili nga ne, secili nga ju nisur nga kjo protestë simbolike por jo vetëm, të ngrejë zërin për të drejtat tona legjitime. Ky shtet, kjo shoqëri funksionon dhe buron e gjitha nga ne.  Këto të drejta që ne po kërkojme dhe po mbrojmë sot jane të drejta që na përkasin dhe ndoshta s’duhet as të ishim në protestë sot dhe ti kërkonim, por kjo s’do të thotë që ne ta pranojmë këtë gjendje.

Fakti që ne jemi në këtë situatë do të thotë qe ne duhet të reagojmë.

Ne duhet të kemi besim se Shqipëria do të bëhet, Shqipëria do të behet nga secili prej jush,nga të gjithë ne.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImage

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco