1 Maji, Nëpër botë protestohet kundër qeverisë, në Shqipëri 'festohet' me qeverinë

1 Maji, Nëpër botë protestohet kundër qeverisë, në Shqipëri 'festohet' me qeverinë

17:29, 01/05/2019
A+ Aa A-

1 Maji në Shqipëri, që prej periudhës së komunizmit, vijon të konsiderohet një ditë feste. Pavarësisht papunësisë gjithmonë e në rritje, kushteve të vështira të punës, pagave të ulëta e shumë probematikave të tjera, sërish shqiptarët vijojnë të festojnë sa herë vjen 1 Maji.

Kjo edhe për shkak të mungesës së Sindikatave, ose më mirë "blerjes" së tyre nga qeveria.

Por nuk ndodh kështu nëpër botë, kur në shumë vende pati protesta të dhunshme.

Autoritetet kishin parlajmëruar për trazira dhe nuk vonoi shumë para se manifestimi i 1 majit në Paris të degjeneronte në dhunë.

Policia hodhi gaz lotsjellës për shpërndarjen e demonstrueseve të maskuar që qëllonin  me objekte të ndryshme, ndërsa mijëra vetë shfrytëzuan ditën e punëtorëve për të protestuar kundër presidentit Emanuel Macron.

Sindikatat e punëtorëve dhe të jelekët e verdhë mbushën rrugët rreth Francës, vetëm pak ditë pasi Macron parashtroi propozimet për të adresuar kërkesat e tyre, përfshirë reduktim taksash prej 5 miliardë euro.

Kryeqyteti francez ishte blinduar nga masat e sigurisë, mes thirrjeve të gupeve radikale për daljen në rrugë. Mijëra greke mbushën gjithashtu rrugët e Athinës, Selanikut e qyteteve të tjera.

Qarkullimi i mjeteve do të paralizohet për shkak të grevës 24 orëshe të njoftuar nga sindikatat e punës. Protesta masive edhe në Filipine ku mijëra vetë marshuan në bulevardin kryesor duke djegur foto të presidentit Rodrigo Duterte e duke kërkuar paga e kushte më të mira pune.

Në Japoni u protestua kundër sistemit perandorak, shfrytëzimit të taksave për ceremonitë e abdikimit dhe kurorëzimit dhe lejes 10 ditore të akorduar nga qeveria.

Rreth 100 mijë pjesëtarë të sindikatave të punëtorëve në Rusi marshuan përmes sheshit të kuq në Moskë, me tullumbace e pankarta në duar. Megjithatë, si një traditë e trashëguar nga koha e ish Bashkimit Sovjetik, të cilën duket se e kemi huazuar edhe ne...

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco