Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Abilekaj: S'është e besueshme për asnjë, Rama do të takojë shoqen e vet

Abilekaj: S'është e besueshme për asnjë, Rama do të takojë shoqen e vet

16:24, 01/05/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri.net, gazetari dhe analisti Enton Abilekaj, ka komentuar situatën politike në vend.

Sipas drejtuesit të portalit Dosja.al, Shqipëria nuk ka një përvojë me qeveritë teknike, ndërsa kreu i opozitës Basha duhet ti japë përgjigje shumë pyetjeve që shqetësojnë opinionin.

“Besoj se zgjidhjet do të bëhen. Nesër zotin Basha do të publikojë platformën për zgjidhjen e krizës. Pres që të jetë e hartuar mirë. Është bërë me deputetë të CDU-së. Do e shohim por ka pyetje që vështirë të marrin përgjigje. Ne kemi një përvojë jo të mirë me qeveritë teknike. Në 92 kemi provuar të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike, në 97 me qeveri të Pajtimit të Kombëtar. Nuk kanë dhënë zgjidhje. Pse një qeveri pa Ramën mund të jetë zgjidhja? Të gjitha këto pyetje shpresoj që Basha ti japë përgjigje në të mirë të vendit”, u shpreh Abilekaj.

Sa i përket vizitës në Tiranë të zyrtares së BE, Federica Mogherini, Abilekaj u shpreh se politikania e Brukselit e ka humbur legjitimetin e saj.

“Nuk është e besueshme për asnjë. Kryen thjesht politikën e saj personale. Këtë e thotë Gjermania dhe Franca. E ka humbur legjitimitetin e saj në përfundim të mandatit të tij. Thjesht Rama do të takojë shoqen e vet.”, u shpreh analisti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t01/05/2019 17:20

Mosqenia e rames km,te pakten do minimizoje lidhjet e tij me bandat per ti futur ne loje per zgjedhjet.por nqs ai bie dakort me ndergjegje te plote per te luftuar shitblerjen e votes,te cilen e bejne bandat e lidhura me rilindjen,atehere mund te shpresojme qe qeveria tranzitore te mund ti realizoje objektivat e dakortesuara nga te gjitha palet

Shto koment

Denonco