Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Refuzoi mandatin, Ypi:  Do jem krah qytetarëve në betejën për Shqipërinë si gjithë Europa

Refuzoi mandatin, Ypi: Do jem krah qytetarëve në betejën për Shqipërinë si gjithë Europa

14:52, 01/05/2019
A+ Aa A-

Një tjetër pjestar i listës së kandidatëve për deputetë të PD ka refuzuar kërkesën e KQZ-së për marrjen e mandatit dhe përfshirjen e tij ne parlament.

Ai është Ares Ypi dhe përmes një postimi në facebok ka shpkeguar arsyet e një refuzimi të tillë.

“Me qartësinë e një të riu dhe me vullnetin tim të plotë, sot kam dorëzuar në KQZ, refuzimin për të marrë mandatin e deputetit dhe kam vendosur të jem krah qytetarëve në betejën e tyre historike për Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan ai.

“Gjithmonë kam vlerësuar se vendimi i Partisë Demokratike për djegien e mandateve, ishte vendimi më i drejtë që ka marrë Partia që nga dita e themelimit”, shprehet i riu demokrat.

Ja postimi I tij i plotë:

Të dashur miq,

Si i ri dhe si demokrat, jam i qartë për sfidat që ka në këtë moment Shqipëria dhe për rolin që secili prej nesh duhet të luaj për të mbrojtur demokracinë dhe ëndrrën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Komisioni Qendror I Zgjedhjeve më ka dërguar njoftimin për marrjen e mandatit të deputetit si kandidat në listën e Partisë Demokratike. Në një situatë normale, ky do ishte një privilegj i jashtëzakonshëm, për të përfaqësuar interesat e demokratëve dhe qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Por, sot Kuvendi nuk përfaqëson qytetarët, nuk është i zgjedhur nga qytetarët, dhe nuk mund të shërbejë si forum për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Gjithmonë kam vlerësuar se vendimi i Partisë Demokratike për djegien e mandateve, ishte vendimi më i drejtë që ka marrë Partia që nga dita e themelimit. Ne demokratët, nuk mund të jemi fasadë në Kuvend, të një Qeverie ilegjitime dhe të një Kuvendi jo funksional, të dalë nga zgjedhje të blera dhe diktuara nga paratë e krimit.

Me qartësinë e një të riu dhe me vullnetin tim të plotë, sot kam dorëzuar në KQZ, refuzimin për të marrë mandatin e deputetit dhe kam vendosur të jem krah qytetarëve në betejën e tyre historike për Shqipërinë si gjithë Europa.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco