VIDEO/ Haradinaj tregon fytyrat e vërteta të Edi Ramës: Në Shqipëri del si patriot, në Europë si ...

VIDEO/ Haradinaj tregon fytyrat e vërteta të Edi Ramës: Në Shqipëri del si patriot, në Europë si ...

13:30, 01/05/2019
A+ Aa A-

Nuk ka kaluar shumë kohë kur kryeministri Edi Rama deklarohej në mbrojtje të vendosjes së taksës 100% ndaj mallrave serbe në Kosovë, por duket se qëndrimet e Ramës ndryshojnë shpejt, madje shumë shpejt.

Këtë të martë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur drejt dhe pa ‘dorashka’ në një intervistë ekskluzive për T7 duke deklaruar se Presidenti Hashim Thaçi e Kryeministri Edi Rama e kanë vënë në vështirësi gjatë takimit informal në Berlin.

Si Thaçi ashtu edhe Rama i kanë kërkuar që qeveria e Kosovës të heqë taksën e vendosur kundër mallrave serbë. Madje Haradinaj ka theksuar dhe një detaj që tregon më së miri presionin e ushtruar.

 ‘Ai mi bënte këto kërkesa në gjuhë të huaj që ta dëgjonin edhe të tjerët se ishte kundër meje’-tha Haradinaj.

Ramush Haradinaj: Dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së vshtiri ish. Edhe presidenti (Thaçi) edhe Edi Rama më shumë bëjshin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë instonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presdienti Makron’, ka thënë Haradinaj në një intervistë ekskluzive për T7 nga Berlini.

Por çfarë thoshte Edi Rama në nëntor të vitit 2018 gjatë takimit mes qeverisë së Kosovës e asaj të Shqipërisë?

Edi Rama:  Tarifa 100% është një vendim iracional në kushte normale, por krejt normal në kushte iracionaliteti si ato që përvijon qasja e dyfyrë e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100% si aspekt ekonomik atëherë gabon, por kjo tarifë është si kundërpërgjigje politike’

Një pyetje e thjeshtë i duhet drejtuar kryeministrit… kë të besojmë, Edi Ramën e nëntorit apo atë të djeshmin?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco