Macron i heq vizën përfundimisht/ Vetë në Beograd, në Tiranë sjell ministrin e Jashtëm

Macron i heq vizën përfundimisht/ Vetë në Beograd, në Tiranë sjell ministrin e Jashtëm

12:34, 01/05/2019

Menjëherë pas mbylljes së Samitit të Berlinit, ditën e djeshme Ambasada franceze në Maqedoninë Veriore publikoi në emër të qeverisë, Strategjinë e këtij vendi për Ballkanit Perëndimor, miratuar me kërkesën e presidentit Emmanuel Macron.

Ky dokument i rëndësishëm që shënjon një rikthim të fuqishëm të Francës në rajonin tonë, u botua në gjuhët frëngjisht, maqedonisht dhe shqip në faqen e internetit të Ambasadës franceze në Shkup, një ditë pas samitit të udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nën kujdesin e kancelares Merkel dhe presidentit Macron, në Berlin.

Por mes të tjerave, ajo që bie në sy në këtë dokument është fakti që presidenti Francez do të vizitojë Beogradin në muajin korrik të këtij viti, por do të shmangë Tiranën.

Për të takuar, Edi Ramën, ai ka deleguar ministrin për Çështje Europiane dhe Punë të Jashtme, i cili njëkohësisht këtë vit do të vizitojë edhe Prishtinën.

Kujtojmë se edhe në muajin dhjetor të vitit të kaluar, presidenti Macron anuloi ‘papritur’ një vizitë zyrtare, të parashikuar në vendin tonë.

‘Masat konkrete.

I. Franca do të intensifikojë marrëdhëniet e saj politike me vendet e rajonit. Presidenti i Republikës së Francës do të vizitojë Serbinë në muajin korrik. Ministri për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën këtë vit.

Përveç kësaj, vizita të tjera të anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve, në të gjitha vendet e rajonit, do të ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve tona’, thuhet që në fillim të këtij dokumenti strategjik të Francës, për rajonin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco